Kryefaqja / OPINION / 18 vjetori i masakrës në fshatin Saradran!

18 vjetori i masakrës në fshatin Saradran!

Të nderuar të pranishëm të këtij rasti përkujtimor në 18 vjetorin e masakres së fshatit Saradran. 
Saradrani gjatë shekujve është përballur me sfida të shumta gjatë pushtimeve turko-sllave dhe qëndroi i pamposhtur duke ruajtur trullin e të parëve në përpjekje për liri dhe bashkimin e trojeve shqiptare për të jetuar në një shtet kombëtar Shqipëri të Bashkuar.

Dëshmi ma e mirë dhe ma e fresket e kujtesës sonë historike është lufta e fundit e ushtrisë çlirimtare të Kosovës ku nga fshati ynë bëri luftë çlirimtare dhe për këtë liri u flijuan shumë Dëshmorë dhe martir që na shtruan rrugën e historisë sonë kombëtare me gjak dhe sakrifica dhe bënë kthesën e madhe historike për çlirimin dhe avancim të çështjes së pazgjidhur kombëtare.

Dëshmorët dhe martirët do të kujtohen dhe do të mbahen mend nga gjenerata të tëra të ardheshme me emrat e tyre që do të valojnë si Flamur nëpër rrugët e sheshet e vendit ton, synim ky i lirisë dhe i bashkimit të kombit tonë.

Liria themelton më jetën e njerëzve të pavdekësisë, me gjakun e tyre, me dëshmorët, me martirët, që jan nderi dhe krenaria e popullit ton, e ketij populli që synoj lirinë shekuj me radhë dhe që synon bashkimin dhe forcimin e identitetit kombëtar që siguron ardhmërinë e brezave për të jetuar të lirë në barabarësi dhe të sigurt në trollin e gjeografisë shqiptare në gadishullin Ilirik si faktor paqe e stabiliteti.

 

Ne sot nderojmë vepren e tyre sublime që na dhuroi lirin dhe ardhmërinë e brezave prandaj me krenari i kujtojmë dhe i nderojmë veprat e tyre dhe ju garantojmë së do ta qojmë në vend amanetin e tyre për Bashkimin e Shqipërisë.

Lavdi Dëshmorëve dhe martirëve të fshatit Saradran!

Lavdi Dëshmorëve të Kombit.
Jur. e dip. Tushe Elshani Kordinatore e Degës së Lëvizjes për Shqipëri të Bashkuar- Istog.

Loading...
Loading...
Loading...
Loading...

Shiko poashtu

“Me diploma dhe pa shkollë… bastardë të shitur tek armiqtë shekullorë të shqiptarëve”

Avokati i njohur Spartak Ngjela, përmes një analize thotë se korrupsioni në Shqipëri nuk ka …

Leave a Reply

Loading...