Kryefaqja / OPINION / Heroi Besim Ndrecaj flijoi jetën për çështjen e madhe kombëtare

Heroi Besim Ndrecaj flijoi jetën për çështjen e madhe kombëtare

Fejton
Shkruan: Avdi Ibrahimi 

Besimi pasagjer i dritës
Nuk është e lehtë të shkruash me realizëm ngjarje nga historia jonë kombëtare kur një nga çështjet kyçe është personazhi, dhe heroizmi i tij jetësor. Njëra nga temat që më së shumti më ka preokupuar, është padyshim ajo e luftës për liri e të drejta kombëtare, natyrisht kur ndodhësh si popull nën pushtimin e të huajit. Një fat të tillë nën peshën e rëndë të robërisë e patëm ne shqiptarët, që nga mbarimi i luftës së dytë botërore nga fuqit e mëdha botërore në konferencat e Londrës e Berlinit, popullin shqiptar dhe shtetin e tyre Shqipërinë e ndanë padrejtësisht në pesë shtete, ku mbi gjysma e popullit dhe trojeve shqiptare mbetën në pushtimin e egër jugosllavë dhe atij grekë.
Por megjithkëtë jemi dëshmitarë se madhështia popullore e kësaj lufte çlirimtare për ribashkimin e trojeve, dhe popullit shqiptarë më amën Shqipëri, që nga luftrat e heroit tone kombëtar Shaban Polluzha, e deri te kjo e sotmja UÇK-UÇPMB-UÇKombëtare, kanë qenë dhe mbeteën temat më të preferuara të krijuesve tanë në mbarë hapsirat shqiptare, sipas mendimit tim?! Në kontekst të kohës së këtyre ngjarjeve të rëndësishme nga historia e populit shqiptar, një numër krijuesish kanë shkruar, dhe vazhdojnë të shkruajnë duke u bazuar në përvojat e tyre të njohjës së drejt-përdrejtë të realitetit, tëcilët kanë qenë edhe vetë të kyçur në këto ngjarje historike. Natyrisht paraqitja e këtyre ngjarjeve duhet shikuar në kontekstin e kohës por edhe si prirje e vetë autorëve për ta paraqitur botën e heroizmave të heronjëve, dhe heroinave në mënyrë realiste. Të gjitha format e shprehjës artistike në prozën tregimtare parqesin marëdhëniet shoqërore politiko-sociale të njeriut me ideale të larta atdhetare me botën që e rrethon njiherit vepron me vetedije të lartë deri në vetë flijim për realizimin e lirisë kombëtare.
Kur kemi të bëjmë e kur rrëfejmë ngjarje për heroizmin e Heroit pozitiv, ky personazh për mendimin tim ekziston që nga koha e lashtë e vetë ekzistimit të krijimtarisë letrare, më sa kam lexuar e kuptuar më këtë rast njëri nga heronjtë e parë konsiderohet Prometheu i legjendave nga mitologjia e lashtë pellazge, të cilin krijues të ndryshëm nga letërsia botërore e kanë ngritur në nivelin e një simboli përgjithsues të vetëdijës humaniste njerëzore.
Të shkruash sot për figurën e heroit pozitiv, jo vetëm të njërit, por edhe të prototipeve të herenjëve dhe heroinave të shumta të popullit shqiptar, që nga koha e pellazgëve-iliro-arbanë, e deri në ditët tona të tri luftërave çlirimtare UÇK-UÇPMB-UÇK, populli i thjeshtë ka dhënë mbështetje të fortë, kështu tregoi një heroizëm të pashembullt se gjakon lirin kombëtare, dhe barazinë sociale ekonomike, në përparimin e zhvillimin e atdheut të tij mbarshqiptar, mu ashtu si popujt tjerë të Europës.
Kur është fjala për heroin pozitiv, më ka rastisur ta njohë një të tillë, qysh nga bankat e shkollës fillore aso kohe “V.I.Lenini”, tani “Edith Durham”, në fshatin Mushtisht të Komunës së Therandës (Suharekës), në vitin shkollor 1965/66, një nxënës me status shembullor, që udhëtonte për çdo ditë disa kilometra në këmbë, nga fshati i tij malor Maqitevë, për të nxënë dije në shkollën fillore të vendëlindjës time në Mushtisht. Ky nxënës shembullor ishte ulur në bakën shkollore dy gjenerata para meje, në jetën e tij të mëvonshme, në moshën e pjekurisë do të jetë një nga heronjët tanë kombëtar. E, ky është trimi Besim (Adem) Ndrecaj.
Mbi fshatin Mushtsht aty në vargmalet e Sharrit ndodhet fshati Delloc, ku në këtë fshat jetonte familja e Spirrë Dobrosavleviqit, i cili njihet si gjelat i urryer nga populli shqiptar, për maskarën që kishte bërë në kishën e Kabashit, ku kishte prerë me sakic mbi 100 burra shqiptar të fisit kabash në vitin 1913, ndërsa në të djathë të këtij fshati në thellësi të këtyre maleve ndodhet fshati Maqitevë ku ka lindur e po rritej trimi Besim Ndrecaj.
Më sa mbaj mend, ishte viti 1969, Unë isha në klasën e katërt të shkollës fillore, ndërsa Besimi ishte në klasën e gjashtë në të njejtën shkollë në Mushtisht, kishte edhe dy klasë të nacionalitetit serb nga fshati Mushtisht e Delloc, po në klasën e gjashtë të shkollës fillore mësonte edhe nipi i çetnikut serb të Spirrë Dellocit, që quhej me emrin Nikoll, që shpeshë herë grindej e fyente nxënësit shqiptar, duke u lavdëruar se ishte nipi i Spirrë Kapetanit. Sa më kujtohet ishte një ditë pranëvere e muajit Maj 1969, ku u perhap lajmi sikur rrufe në anët tona, se mbi fshatin Mushtisht aty ku ndahet rruga në të djatht ku të shpie për në fshatin Delloc, dhe ajo në të majtë ku të shpie për në fshatin malor Maqitevë, Besimi e kishte rrahur keq, dhe e kishte hedhur në shtratin e turbullt të ujit të Lumit te Zi, nipin e Spirrë Dellocit, Nikollen pas një zënke që kishte patur më të. Kështu Besimi për neve nxënësit shqiptar dhe fshatarët e këtyre anëve isht bërë heroi ynë qysh në bankat e shkollës fillore. (Vijon)


Foto dokument 1: Besimi me shokët e shoqët, dhe kujdestarin, në klasën e pare të shkollës fillore në Mushtisht. Rreshti i parë në këmbë i fundit Besim Ndrecaj.


Foto dokument 2: Shtypi medial aso kohe Muhametin dhe Besimin këta dy nxënës të Shkollës Fillore të Mushtishtit i quante “Pasagjeret e Dritës.” Dhe Besimi këtë dritë diturie e përdori edhe me armë në dorë kundër pushtuesit Jugosllavo-serb.


Foto dokument 3: Qysh në vitin 1970 shtypi aso kohe shkruante për dy nxënës shembullor në shkollën e Mushtishtit ishin Muhameti nga fshati Grykoc dhe Besimi nga fshati Maçitevë.
Foto dokument 4: Dëftesa mbi kryerjen e Shkollës Fillore në Mushtisht.

Loading...
Loading...

Shiko poashtu

Rexhep Qosja: Bashkimi i Kombit të ndarë, misioni i dy qeverive

Para më tepër se një viti ishte bërë publike nisma për krijimin e një Akademie …

Leave a Reply

Loading...