Kryefaqja / OPINION / Sot 19-vite më parë në Betejen e Rahovecit ra në Fush të Nderit edhe GJENERAL AGIM QELA.

Sot 19-vite më parë në Betejen e Rahovecit ra në Fush të Nderit edhe GJENERAL AGIM QELA.

Me ramjen e Tij, UÇK-ja përjetoj dhe e përballoj me shumë veshtërsia njërën nga humbjet më të mëdha që kishte psuar ajo.
Huazim:

Agim (B.) Qelaj. (Gjeneral Major i Ushtrise Clirimtare te Kosoves) ”COLI”
Agim Binak Qelaj u lind me 6 dhjetor 1961 në Pejë, ku kryen edhe shkollën fillore “Ramiz Sadiku” dhe të mesmen teknike “Shaban Spahija”.
Më pas Agimi në Beograd dhe Zarë, vijon mësimet në Akademinë Ushtarake, ku më 1984, diplomon në degën e Artilerisë Raketore.
Shërbeu në detyra të ndryshme të oficerit në Kroaci, ku pas fillimit të luftës, në marrëveshje me mbrojtësit kroat, në Janar 1992, tërheq të gjithë ushtarët shqiptar nga kazerma në ujdhesën e Visit.
Pasi nuk kishte siguri të kthehej më në Kosovë, Agimi jeton një kohë në Maqedoni ku merr pjesë në demonstratën e Gostivarit, e më pas kalon në Tiranë, për t’u vendosur në Singen të Gjermanisë për një kohë më të gjatë.
Ka shumë aspekte të ceken rreth aktivitetit të tij në Singen, por më e rëndësishmja ishte se u zgjodh kryetar i klubit “Kosova”. Në këtë cilësi, në nëntor 1997, ai kontakton me kryesinë e LPK-së, përkatësisht, përfaqësuesit e SHP të UÇK-së, me të cilët merret vesh për angazhimin e tij në luftën çlirimtare.
Pas fillimit të luftës, me urdhër të Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së, në prill 1998 arrin në Shqipëri ku bën trajnim të ushtarëve, për të arritur më pas me 28 maj 1998 hynë në Kosovë në Drenoc te(Zatriqit) Rahovecit. Aty SHP i UÇK-së, e ngarkon me themelimin dhe përgatitjen e një njësie elite të UÇK-së.
Përveç detyrave të tij primare, Agimi angazhohet edhe në Betejën e Llapushnikut dhe ishte përgjegjës edhe në shumë pika të frontit në ZO të Drenicës dhe ZO të Pashtrikut, ku vlen të ceken Açareva, Jashanica, Kleçka e të tjera, ku gjithnjë ishte pranë luftëtarëve duke u përkujdesur në ngritjen profesionale dhe morale të tyre.

Komandant Coli ra heroikisht , gjatë sulmit të 4 në mbrojtje të qytetit të Rahovecit më 19 Korrik 1998 duke pasur përkrah luftetarin e luftrave të Kroacis e Bosnes Gëzim Hamza-Piktori , e shumë luftetarë të tjerë,sot shumë prej tyre dëshmor të Kombit.

PIKTORI :GEZIM HAMZA 

A thua ne shqiptarët jemi popull i nemur nga dikush që pa kurrfarë fati jemi duke jetuar nën okupimin e të tjerëve.

Dy ditë lufte të rreptë kundër shkive (derrave) humbur i kamë disa shokë dhe koleg të mi që në këtë moment zemrën e kamë te kolegu im Agim Qela – Coli, krah për krah luftuam me zemër me vullnet dhe me këngë kundër tankseve blindave kambësorisë, por me sy aspak nuk u trembëm.
O shoku jem i dashur më le pa asnjë zë as që bëre OF.
Shok im i dashur e kamë nxjerr hakun e juaj dhjetë herë por ende nuk e kamë kryer, ju japë besën deri në dakikën e fundit të jetës sime do të luftoj për pamvarsinë e Kosovës sonë të humbur deri në këtë moment nuk di kush është i vdekur e kush është i gjallë. Oh jetë çka ka prej nesh trima mbi trima kur nuk dorëzohemi.
O Zotë të lutem ndihmona ti, i cili je më i madhi, dhe secili shqiptar të beson shumë. I lutem pronarit të shtëpisë në qoftë se vdes, që kjo letër të shkoj tek fëmijët e mi.
O familja ime, ju kamë dashur pa masë, por nuk pata kohë që t’ju tregoj aq sa e keni merituar, ju jap besën se mbas çlirimit të Kosovës do t’ju dua haptas.
Dy fëmijët e mi Lenhardi dhe Benjamini më falni se në kohën kur ju jam më i dobishëm ju lash të gjindeni vetë, ju kisha lutur që të vazhdoni rrugën e Babushit tuaj të luftoni edhe ju për Kosovën-Lirinë e popullit.

Babushi
LAVDI HERONJËVE AGIM QELA-COLI e GEZIM HAMZA-PIKTIRI e të gjithë atyre që ranë në Fush të Nderit për Kauz Kombëtare!
19.07.2017

Loading...
Loading...

Shiko poashtu

Rexhep Qosja: Bashkimi i Kombit të ndarë, misioni i dy qeverive

Para më tepër se një viti ishte bërë publike nisma për krijimin e një Akademie …

Loading...