Kryefaqja / OPINION / Kokrrat e breshërit sado të mëdha të jenë, kur pikojnë mbi Shkëmb bëhen copë-copë e Shkëmbi qëndron ne vendin e vet!

Kokrrat e breshërit sado të mëdha të jenë, kur pikojnë mbi Shkëmb bëhen copë-copë e Shkëmbi qëndron ne vendin e vet!

Shkruan: Demë Shehu
Në jetën tonë ,gjegjësishtë në rrugëtimin tonë Kombëtar ,kemi par shumëçka prej shpirtligëve e ziliqarëve.Goditjet e tyre të forta dhe pa pikë mëshire i presim nga çdo anë.Ata s’kanë qëllim tjetër përveç m’poshtjes dhe shkatrrimit tonë,andaj duhet të qëndrojmë të fortë ,stoik që mos t’ua japim këtë kënaqësi atyre shpirtligëve.

Ata nën maskën e tyre të ndyrë nuk heshtin kurrë ndaj nesh dhe s’na lënë të qetë derisa të largohemi nga truri i tyre i kalbur,andaj duhet të qëndrojm burrërishtë,se me të vërtetë Ai që rri ulur mbi tokë,nuk rrëzohet.

Njerëzit nuk i gjuajnë me gurë degët e pemëve pa fryte dhe as nuk e shqelmojn qenin e ngordhur!

Ata janë gjithnjë të zemëruar me ne dhe rrinë të gatshëm të na vërsulen në mënyra të ndryshme,sepse ne u lartësuam me Dituri,Moral ,Mirësi ,Bujari dhe Atdhedashuri!

Ne për ata jemi si një mëkat i madh që s’falet kurrë,sepse Dëshmorët e Atdheut që ranë Heroikisht ne betejen e 9 Majit në Lagjen e Trimave dhe ne Bashkëluftëtarët e e tyre,ua prishëm “Qerdhet e krimit Plehut te Kombit dhe e Gjakpirësave te Shqiptarëve ua treguam forcën e ekzistences sonë duke ju treguar qe ne këto troje ka akoma SHQIPTARË që i dalin Zot Atdheut.


Prandaj,ata do të vazhdojnë t’na luftojnë derisa t’i lëshojmë nga dora mirësitë dhe begatitë e Zotit,të zhvishemi nga vetitë e vyera e të biem në zeron e pavlerë.

Nëse i kuptojmë kurthet e tyre dhe lajthitjet e tyre,atëherë nuk duhet t’ua vemi veshin fjalêve të tyre!

S’bën të lodhemi me poshtërsitê e tyre ,por duhet të bëhemi të fortë si guri që s’lëviz lehtë,duhet të rrimë në vendet tona duke i’u treguar forcën e ekzistencës sonë.

Kokrrat e breshërit sado të mëdha të jenë,kur pikojnë mbi Shkëmb bëhen copë-copë e Shkëmbi qëndron ne vendin e vet dhe se gjenë asgjë,vetëm sa shkëlqen edhe më shumë!

Sa më shumë të trillojnë kundër nesh,të shpifin e gënjejnë aq më tepër do të peshon personaliteti ynë!

Ne nuk mundemi t’ua mbyllim gojën atyre fundërrinave,atyre zogjëve te shkinave,e as që e kemi në dorë t’ua ndryshojmë trurin e tyre të kalbur,por kemi mundësi që t’i groposim të këqijat e këtyre pseudonjerëzve dhe t’i lëmë mënjanë.

Nuk bën të habitemi me këtë kategori pseudonjerëzish të cilët të mirën ta kthejnë me të keq,i ndihmon në vështirësitë e tyre dhe t’i harrojnë mirësitë.Akoma ekzistojnë zemra të prishura e dyftyrsha që tradhëtojnë,jo vetëm që bëjnë zëvendësimin e të mirës me të keqe,por të konsiderojnë edhe si armikun më të rreptë të tyre.

Këta faqezinjë se bëjnë këtë për arsye tjetër ,por vetëm pse i’u ndihmove dhe ofrove më të mirën për ta.

Mos të shkojmë shumë larg,vetëm të përkujtojmë kur “Nëna rritë një fëmijë”

Ajo e ushqen fëmijën,e veshëmbath,i jep edukatë dhe e mëson.Natën e kalon pa gjumë vetëm që të fle gjumë fëmija,rrin vetë e uritur që ta ushqejë fëmijën,lodhet që ai të pushojë,e kur ky femijë rritet dhe mendon se është bërë i zgjuar e i fortë,i’a kthen shpinën Nënës,harron lodhjet e saj ,i’a shkel mundin ,i’a mohon ndihmën,mirësitë, kujdesin dhe sakrificën!

Andaj,nëse dikush mundohet t’na i humb vlerat e Mirësisë ,Humanizmit,Bujarisë dhe Atdhedashurisë,nuk duhet te mërzitemi sepse këto vlera do t’i gjejmë te Zoti ynë,Ai që s’humbet gjë sado e vogël të jet!

Lavdi Dëshmorëve të Atdheut

Zoti i bekoftë UÇK-në,

SHQIPËRINË dhe 

SHBA-të!

Loading...
Loading...

Shiko poashtu

Rexhep Qosja: Bashkimi i Kombit të ndarë, misioni i dy qeverive

Para më tepër se një viti ishte bërë publike nisma për krijimin e një Akademie …

Loading...