Kryefaqja / KULTURË / Komandant Kushtrimit… vargje që përkujtojnë dëshmorët e kombit: Harun Aliun – Komandant Kushtrimin, Shaban Zenunin, Xhafer Shalën dhe Qemal Fejzullahun…

Komandant Kushtrimit… vargje që përkujtojnë dëshmorët e kombit: Harun Aliun – Komandant Kushtrimin, Shaban Zenunin, Xhafer Shalën dhe Qemal Fejzullahun…

“Nëno moj, ç’është përpjekur 
                                                              Gojë-mjalt’ e zëmër-hekur, 

                                                                Syrgjyn-gjall’ e syrgjyn-vdekur, 

                                                                 Ky Vigan Liberator. “ Noli
Kushtrimi i lirisë nuk është akti i fundit

Në krah e mbështetur pushka çlirimtare,

Rrufe e fortë bie në zemër të trungut

Hijet flasin për kohën vrastare.

 

Prita ndali hapin, pushka vrau lirinë

Katër yje kombi që shkruan historinë,

Në natën e zezë, ëndrra seç u tret,

Pabesia e madhe, burra t`kombit vret.

 

Pushkët ndalën orën, fjalët më nuk vlejnë

Katër djem të vrarë, ndërgjegjja s`i brenë.

Nga të katër anët zërat seç dëgjohen,

Një vrasje e madhe ndali, vrau kohën.

 

Dhe nëna shqiptare me shami në kokë

Do të pyes qiellin, tokën edhe malin

Nga dielli i vrarë një zë vjen si plumb

“Nëno-moj – larot t`a përmbysën djalin”.

 

Mbaje veten nënë, në këtë kohë të keqe,

“Që burrat me nam” na janë bërë teneqe

Atë që thonë në mbrëmje e përpinë në mëngjes,

Nëno moj- Shqipëri!

Kushtrimi i lirisë,

Kurrë nuk mund të vdes.

 

Jetën shqiptare që e bënë skëterrë,

Me shumë plagë në trup, dhe në robëri

Vuajtjet, Idealet unë t`i njoh Atdhe,

Dhe zjarrin që digjet për LIRI.

 

Në çarshinë e vjetër të kryeqytetit

Një vend ka mbetur – e madhe zbrazëtirë

Njeriu që qante hallet e atdheut

Që bashkonte zemrat, për qëllim të mirë.

 

Dhe kafja e mëngjesit keq është helmuar

Shokëve që kanë mbetur pa krah, pa zemër,

Kënga e kushtrimit vjen duke jehuar

Dhe vulos në kohë, një ideal, një emër.

 

Dhe ky përvjetor, vjen me re të zeza

Bajraktarët heshtin apo flasin mbrapsht,

Në këtë kohë të pakohë, u njollos dhe Besa

Plagët përthekuan shpirtin, depërtuan n`asht.

 

Mbi trojet shqiptare, ka rënë hije e keqe

Zëri i Kushtrimit ende gjallë jehon,

Fjalët e Shabanit, Qemalit dhe të Xhafer trimit

Nënë-moj, pushka çlirimtare gjithmonë do të rrojë!

 

shkruan: Vaxhid Sejdiu

Loading...
Loading...

Shiko poashtu

Historia e gruas që rriti dy fëmijë nën këtë gurë

Guri i plakës, është një histori e cila duke u përcjellur brez pas brezi, jeton …

Leave a Reply

Loading...