Policia e Kosovës do duhej të ndërmarr masa ndaj atyre që e kanë dëmtuar dhe përdhos monumentin e kryeheroit kombëtar, dhe kurrsesi jo ndaj nesh, që me mjete personale rregulluam dëmtimet, ka thënë Tahir Veliu, kryetar i Lëvizjes për Shqipëri të Bashkuar, shkruan KultPlus.
Lëvizja për Shqipëri të Bashkuar ka rregulluar pllaken e monumentit të heroit Gjergj Kastrioti në Prishtinë, sikurse edhe kanë vendosur dy elemente tjera kombëtare, flamurin kombëtar dhe hartën e Shqipërisë së Bashkuar.
Dhe pikërisht kjo iniciativë nuk ka kaluar edhe pa ndërhyrjen e Policisë së Kosovës, të cilët, kanë shoqëruar për në polici, kryetarin e kësaj Lëvizje, Tahir Veliun.
Mirëpo për ndodhinë e së shtunës, tashmë ka reaguar Tahir Veliu, i cili ka dhënë disa sqarime rreth nismës së LSHB-së për rregullimin e pllakës së Monumentit të kryeheroit Gjergj Kastriotit.
Ai nëpërmjet rrjetit social facebook ka shkruar në pesë pika , mbi inicativën për rregullimin e këtij monumenti.
1.Dëmtimet, qofshin ato nga faktori njeri apo natyror, ka afër një vit që organet kompetente nuk i kanë rregulluar, prandaj kemi ndërhyr ne.
2. Leja për rregullimin e asaj pllake, natyrisht që është kërkuar.
3. Acarimi i situatës së djeshmi erdhi pasiqë policia kërkonte largimin e menjëhershëm të flamurit nga pllaka dhe natyrisht kjo u kundërshtua nga anëtarët e LSHB-së dhe të pranishmit tjerë.
4. Policia e Kosovës do duhej të ndërmarr masa ndaj atyre që e kanë dëmtuar dhe përdhos monumentin e kryeheroit kombëtar, dhe kurrsesi jo ndaj nesh, që me mjete personale rregulluam dëmtimet.
5. LSHB mbështet shtetin e të drejtës, por kurrsesi nuk lejojmë dhunimin e figurave kombëtare dhe tendecat për deshqiptarizimin e tjetërsimin tonë kombëtar, ka shkruar ai në facebook./ KultPlus.com