Kryefaqja / KULTURË / O ATDHE I QESHUR DHE I BLERUAR!

O ATDHE I QESHUR DHE I BLERUAR!

O atdhe i bleruar , i qeshur, i gëzuar, aromë plotë i lulëzuar, lule flutura krahëshruara vallën kanë filluar, me rrezet e diellit që herët ty të kanë vërshuar, ndjeju i qeshur, ndjeju i gëzuar, i puthur, i përkedhelur nga unë në ëndërr dhe i zgjuar, i përqafuar, i dashur , i përmalluar, rrezeartë, i ndriçuar, shpresë arte, i dlirësuar, i shenjtë , i çiltëruar, tash të të erdhi pranvera të solli gjithë të gjelbëruar, hareja gëzimi endje shijet sa të të kanë pushtuar, aromë plotë lulet kanë çeluar bletëzat lozanjare plotë joshje i kanë ftuar, aromën dhe nektarin e tyre për ta shijuar, në fusha dhe male duke flatëruar magji dhe performancë ndër ne në të vështruar, mjaltrimi i tye vetëm sa ka filluar, ky është atdheu me fusha të blerta i mahnitur, i zbukuruar, yjet qiellit kurorë artë janë duke vallëzuar, shqiponjën atje lartë mes tyre që moti e kanë ftuar, vallën e bashkimit , ngjanë ngjanë që e kanë filluar, shqiponja përkrenare ajo flatron qiellit krenare jo e llastuar, ky atdhe ka qiell të ndritur, diellin më rrezeartë, hënën më të ndriçuar , lumenjë , liqej , dete, fusha male paskaj të zbukuruar, kështu vend parajse e shqiponjave për të jetuar, toka thesar plotë begati e lulëzuar, nëntoka flori artë tej e tej e lakmuar dhe vlerësuar, rini artë e ndritur , e qeshur miliona e shtuar, botën në të arritura ka mahnitur dhe ndër vlera dhe sukseset që ka treguar, ky atdhe dhe popull larg nga të liga dhe të shëmtuar, o atdhe i dashur , o atdhe i bleruar, dëshirat në paskaj së bashku me ndjenja lumturinë tek mua ti që moti ti e ke përçuar , kur qenjën time Zoti e ka shpirtëzuar , lindur , rritur edukuar dhe mësuar , e që në fillim të lindjës edhe pagëzuar, nuk gjej fjalë dhe ndjenjë ty për të të përshkruar, unë marrëzisht , çmendurisht me ty i lidhur dhe i dashuruar, atdheu më i ëmbëlsuar, atdhe i ndritur , atdhe i lumtur , i mrekulluar, dashuria dhe prehja ime e pambaruar, përjetesia ime edhe ne të amshuar.
Autor : Ilmi Tahiri Podujevë

Loading...
Loading...

Shiko poashtu

Historia e gruas që rriti dy fëmijë nën këtë gurë

Guri i plakës, është një histori e cila duke u përcjellur brez pas brezi, jeton …

Leave a Reply

Loading...