Kryefaqja / HISTORI / Sot, 35 vjet nga rënia e Tahir Mehës

Sot, 35 vjet nga rënia e Tahir Mehës

Sot bëhen 35 vjet nga rënia e Tahir Mehës. Jo vetëm Tahir Meha, ishte aktivist. Edhe familja e tij njihej si aktiviste që kishte ndikim dhe jashtë rrethit ku banonin.Familja e Tahir Mehës ishte e njohur për aktivitete politike kundër sistemit të regjimit, dukuri jo e rrallë në Prekaz të Drenicës. 

Tahiri i cili edhe i ishte kundërvënë me forcë sistemit pushtues jugosllav, më 13 maj 1981, si rezultat i kësaj kundërvënie vritet nga forcat policore jugosllave.

Tahir Meha në këtë përleshje sipas medieve jugosllave vrau nëntë policë serbë dhe plagosi dy të tjerë. Për aktivitetet e tij kundër pushtuesit shpesh nga adhuruesit e rrugës së tij thirret me titullin popullor “Burri i dheut”. Tahir Meha lindi më 10 tetor 1943 në Prekaz të Drenicës.

Sipas shkrimeve të mëhershme, Tahiri me babanë e tij kanë luftuar për 20 orë. Për ta përkujtuar rënien heroike të atdhetarëve Tahir e Nebih Meha, presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi dhe kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli do të bëjnë homazhe pranë varrit të atdhetarëve. Kurse, në mesditë mbahet një akademi përkujtimore. /KosovaPress/

Loading...
Loading...
Loading...
Loading...

Shiko poashtu

Vojsava Tribalda Kastrioti, gjak i pastër arbëror

Nga Brunilda Ternova sjellim një sërë të dhënash, që sipas saj dëshmojnë qartë që Vojsava Triballi …

Leave a Reply

Loading...