Kryefaqja / OPINION / Jo për Patriotizëm por për Dinjitet !

Jo për Patriotizëm por për Dinjitet !

Unë për vehte po deklaroj se poqëse ai far softeri kompjuterik i KSHZ-së që nxjerë emrat e adminstratorëve shtetërorë për në këshillat zgjedhore , sipas përzgjedhjes së rastit ,më zgjedhë edhe mua, unë nuk do të zbatojë këtë detyrim ligjorë që parasheh Ligji për administratorët shtetërorë. Dhe jo për ndonjë lloj patriotizmi por thjesht për Dinjitet. Nuk jam i gatshëm të marë pjesë në proces zgjedhorë ku nuk marin pjesë partitë politike shiptare në rradhë të parë madje edhe partitë opozitare tjera pavarësishtë proviniencës.Madje nuk jam i gatshëm të marë pjesë në zbatim të procesit për të kënaqur kokfortësinë e Nikolla Gruevskit dhe partisë së tijë, si dhe të plotësojë erekcionin politik të kësaj bande kriminale. Fundja ,nuk jam i gatshëm të marë pjesë eventualisht në një proces zgjedhorë ku gara është si vrapim me një kalë, dhe DEMOKRACIA nuk duket askund. Dhe cilët qytetarë në botë do ti mundësonin një bande politike të bëjë shpenzime të 7 milijon eurove të parave publike ku taksapagues jemi të gjithë , edhe ate kotna si koti.

Kjo është në kundërshim me demokracinë dhe me logjikën e shëndoshë. Jam i mendimit se kështu do të veprojnë të gjithë administratorët shtetërorë shqiptarë , pa ngutje ,ka kohë, kjo mund të bëhet edhe më 5 qershorë duke luajtur në mënyrë të organizuar basket, futboll, shah dhe punë tjera më të mençura se sa e hajdutëve.

Loading...
Loading...

Shiko poashtu

Rexhep Qosja: Bashkimi i Kombit të ndarë, misioni i dy qeverive

Para më tepër se një viti ishte bërë publike nisma për krijimin e një Akademie …

Leave a Reply

Loading...