Kryefaqja / OPINION / Skenderbeu  vdiç si shqiptar!

Skenderbeu  vdiç si shqiptar!

Kombi ynë, ka një figure historike si Skenderbeu, që iu mungon kombeve te tjera, sidomos atyre qe kërkojnë te na zhbëjnë. Pikërisht për ketë, ne emër te demitizimit te figurave historike, po ngrihet një stuhi propagande nga te huaj dhe shqiptare te shitur kundër tij. Ata kane përpunuar një strategji që ta shpallin Skenderbeun, jo shqiptar, dhe ne pamundësi te kësaj, ta shpallin atë si një kryengritës “ privat “dhe se fundi se ishte dhe luftonte për ortodoksi ,për katolicizëm apo si mysliman që ishte kundër Osmanëve

“Shqiptarët janë e vetmja racë në Ballkan, që tregon të vërtetën historike”, thoshte Edith Durham, e juve nuk iu mbush mendjen? Pra, mos ta zgjasim se edhe vetë jeni të bindur se Gjergj Kastrioti- Skënderbeu (1405- 1468) personifikon një epokë të tërë të historisë kombëtare të shqiptarëve, që mori emrin e tij: luftën më se njëshekullore të tyre kundër vërshimit osman (fundi i shek. XIV – fillimi i shek. XVI) për mbrojtjen e tokës, të pasurisë e të lirisë.

“Nën udhëheqjen e tij lufta e shqiptarëve u ngrit në një shkallë të lartë e të organizuar, shënoi një kthesë vendimtare në zhvillimin politik të vendit dhe në forcimin e vetëdijes kombëtare të tyre. Gjergj Kastrioti-Skënderbeu ishte përfaqësuesi më konsekuent dhe më i shquar i elitës drejtuese shqiptare, që udhëhoqi me vendosmëri frontin e luftës së shqiptarëve kundër pushtuesve osmanë. Ai e kuptoi,më qartë se kushdo tjetër, detyrën që shtronte çasti historik: nevojën e bashkimit politik si kusht kryesor për të realizuar mbrojtjen e interesave të të gjitha shtresave shoqërore, të pasura e të varfra, të kërcënuara tashmë prej pushtuesve osmanë në çështjet jetike”

“Patjetër që fqinjët i shqetëson fakti se shqiptarët janë një nga popujt më të vjetër të Evropës, pasardhës të pellazgëve dhe të ilirëve mitikë.  Patjetër i shqetëson fakti se Shqipëria ka stof europiano-perëndimore shprehur më së miri në figurën me famë botërore si Gjergj Kastrioti.

Studiuesi gjerman H. A. Barnatzik shkruante se që nga viti 1444 gjer më 1468, u zhvilluan 24 beteja të përgjakshme, në të cilat Skënderbeu, heroi gjenial i shqiptarëve, arriti t’i zmbrapste turqit, të cilët pa dyshim,do të kishin vërshuar në të gjithë Evropën,

Të gjithë atyre që  e pretendojnë një “eliminim“ të Skënderbeut nga historia, iu kisha kujtuar librin: “Skenderbeg u pesmama” botuar në Pançevë (Serbi ) me 1883, ku Skënderbeut i këndohet si shqiptar e jo si katolik apo ortodoks:  

‘Nese mendon Epirin ta robërosh,

Skenderbeun gjallë ta zesh

Merr 50 mijë ushtarë

Sepse ti nuk e di çka janë shqiptarët

Njeri do tu u hidhet njëqindve

Skenderbeu do tu hidhet njëmijëve’

Skënderbeu nuk ka bërë luftë fetare .. Skenderbeu nuk ishte një kryqëzator, por ai bënte luftë çlirimtare kombëtare. Mos të harrojmë se kryeheroi ynë është rritur si mysliman dhe ne nuk shohim se ai e urrente këtë fe, por se për të ishte jetike që luftën nuk mund ta bënte kundër turqve ndërsa ende mbante fenë e tyre të sjellë në vendin e shqiponjave.

Figura mbikohore e Gjergj Kastriotit duhet shikuar në tri aspekte; e para në atë të një figure të civilizimit të përbashkët të familjes europiane, e dyta të ruajtjes dhe shpalosjes së identitetit të plotë të shpirtit kombëtar, kulturor e europian dhe se fundi të mbrojtjes së vlerave rrënjësore të shpirtit, identitetit dhe kulturës së përgjithshme si të kombit shqiptar europian ashtu edhe të përbashkësisë së plotë të familjes europiane.

Në fund të iu rikujtoj një gjë se mohimi i Skenderbeut si shqiptar eshte jo i tanishëm  ,ja një rast aq i pafytyrë sa edhe i poshtër :

…Ditën e 31 majit 1999, në kulmin e bombardimeve të NATO-s, shënimi i  ditës merret me një polemikë midis shqiptarësh në gazetën “Illyria” të Nju- Yorkut. Shkak është shkrimi “Skënderbeu e kishte nënën sllave” (me autor Fatos Lubonjën),botuar pak ditë më parë në “Courrier International” të Parisit. Autori shqiptar i shkrimit fajësohet me një gjuhë tejet të  ashpër, për qëndrim antishqiptar e njëherësh antieuropian. Pra, është 31 maj  i vitit të fundit të mijëvjeçarit të dytë. Shprehja “ora e keqe”, më shumë se metaforë, është përcaktim i saktë i kohës për Kosovën. Ajo mezi po merr frymë nën masakrën serbe, një nga më të egrat e shekullit. NATO-ja është duke bombarduar Serbinë, për shkak të shqiptarëve të Kosovës dhe shqiptarët  po paguajnë taksën. Shkurt, për ndëshkimin e Serbisë, NATO-ja ka vënë  aviatorët dhe avionët më modernë të saj, kurse Kosova ka vënë gjënë më të  vjetër në botë, në kësi rastesh: gjakun. Liria e kërkon se s’bën  këtë  karburant të vjetër, dhe shqiptarët e dinë këtë. Hakmarrja serbe është në kulmin e saj: grirje  foshnjash, përdhunime vajzash e grash, djegie shtëpish, vrasje verbazi, shpërngulje, tmerr…”

Kush jemi ne që e lejojmë këtë marrinë antikombëtare  ?

Fahri Xharra , 15.91.18

Gjakovë

Loading...
Loading...

Shiko poashtu

“Partitë politike duan destabilizim, ende se kuptojë që studentët e kapën demin nga brirët”

I ftuar në emisionin Top Talk avokati Spartak Ngjela foli mbi protestën e studentëve, duke …

Leave a Reply

Loading...