Kryefaqja / OPINION / Si u tentua të likudohej Adem Demaçi

Si u tentua të likudohej Adem Demaçi

Themelimi i LRBSH-së dhe burgimi i dytë i Adem Demaçit (2)Prof. Dr. Hakif Bajrami

 

LRBSH-ja do të dalë në skenën historike jo vrullshëm, por natyrshëm, vertikalisht, e organizuar në çdo cep të trojeve të robëruara; horizontalisht e mbuluar në çdo cep të tokave martire me flamurin kombëtar. Aktivistët e LRBSH-së, në vend se ta ngrenë një flamur, do t’i ngrenë 100. Shteti katrahurë do të ndihet i dërrmuar, i rrezikuar dhe i plagosur, por nuk do të vdesë. Vdekja do të programohet të ndodhë në proces-evolucion, krahas vetëdijesimit dhe arsimimit duke komanduar anijen kombëtare edhe nga burgu, duke u ndihmuar do të them me fakte edhe nga shteti amë, i cili çështjen e mbulonte paksa me pikëpamje ideologjike, por aty ishte shpresa e fundit dhe ashtu historikisht doli. Kështu, hapi i parë kuptohet për anëtarësinë e LRBSH-së, pas çdo aksioni ishte burgu dhe futja frikë në popull nga okupatori. Pas burgimeve masive, një kohë të gjatë okupatori do ta studiojë personalitetin e Adem Demaçit. Pikërisht gjatë majtit të vitit 1965 do të përpilohet një skenar për ta likuiduar. Dy UDB-ash shqiptarë do ta marrin për detyrë transferimin për në Burgun e Beogradit. Dhe gjatë rrugës, pa e ditur këta, do të inskenohej “Tentim ikja e Demaçit”. Kështu Jusuf Kelmendi dhe Nazmi Kursani do ta informojnë Asllan Fazliun e ky për njëherë e informon Esat Mekulin. Pas dy orësh Esat Mekuli e informon Fadil Hoxhën, ndërsa Fadil Hoxha e informon Vladimir Bakariqin. I tërë skenari do të stopohet nga ky i fundit. Kështu, për ta bërë “ilegal dhe legjitim” burgimet dhe dhunën titisto-rankoviqistet, prapë nëpërmjet Vladimr Bakariqit më 4 korrik 1965, Programi i LRBSH do t’i dorëzohet një përfaqësuesi të Ambasadës së Shteteve të NATO-s në Beograd, duke i dedikuar atyre detyrë shtëpie se: “Kemi të bëjmë me një program Kominternist-komunist”. Pas një kohe i njëjti Program do t’i dorëzohet (22 XII 1965) përfaqësuesit të Paktit të Varshavës në Ambasadën e BRSS-së në Beograd, duke i treguar edhe këtij se Programi i LRBSH “është, një dokument ballist”. Këta politikanë të mjerë, nuk e dinin se me këtë popullaritet të Adem Demaçit po e bënin këtë ideolog ambasadorin e parë të nderit për Republikën e Kosovës në veçanti dhe shqiptarëve në përgjithësi në të dy blloqet ushtarake. Nuk është e tepërt të thuhet se nga viti 1965 kishte filluar të përgatitej “pajtimi i kundërthënieve”. Adem Demaçi dhe Fadil Hoxha do të përqafohen vëllazërisht më 1999, duke theksuar se: “tash jemi në një front, ushtarë të Adem Jasharir dhe Zahir Pajazitit”. Ja ky ishte, është dhe do të mbetet shembull burrërie Adem Demaçi, që interesin kombëtar pajtohet dhe falë çdo gjë.

Shërbimet inteligjente NATO dhe Varshavë nuk i besojnë propagandës titisto-rankoviqiste

Kuptohet se të dy blloqet ushtarake (NATO-VARSHAVE), nuk ishin aq naive që t` u besojnë porosive titiste edhe pse të dy blloqet ishin të emocionuara nga “mosinkudrimi”, nga Bota e Tretë. Programi i Adem Demaqit, do të lexohet me kujdes dhe do të gjejnë se nuk kemi të bëjmë as me “komunizëm ideologjik”, e as me “ballist- nacionalist”. Programi do të cilësohet se është, pa ideologji. Shumë atraktiv për NATO-n dhe shumë “destruktiv” për Paktin e Varshavës. Shqiptarët me këtë program, do të indeksohen në tavolinat e dy blloqeve dhe pas kësaj kohe do të dihet se: “nuk është me rëndësi a do të na ndihmojë Lindja apo Perëndimi”. Me rëndësi është se lufta jonë është e drejtë. Lufta e Ftoftë, do të kalojë edhe për trupin e shqiptarëve të robëruar. Shqiptarët e kësaj pozite, nuk do të “ngrihen nga frigoriferi”, por nga robëria të cilën duhej shporrë. Duke u përpjekë në çastet kur po likuidohej Pakti i Varshavës çetniko-komunistët titist do të provojnë më 20 shkurt 11990 për ta likuiduar Demaçin me urdhër të kreut ushtarak. Edhe kësaj radhe ishte vonë. Prapë një kroat nuk do ta japë Demaçin, e ai ishte Stipe Mesiq. Shkolla e Demaçit do ta vijojë realizmin e programit të të luftës nga viti 1992, me emrin UÇK. Çdo gjë pastaj është e njohur. Epoka e Demaçit ishte mësim për epokën e Adem Jasharit, e ky i fundit ia rrit famën kombit dhe Adem Demaçit si prijës shpirtëror kombëtar.

LRBSH-në e drejtonte Adem Demaçi. Nëpër qendra administrative LRBSH-në e drejtonin këto personalitete: në Prishtinë kryetar ishte Xhafer Mahmutxhiku; në Mitrovicë drejtonte Zeqir Gervalla, në Llap drejtonte Azem Beeçiri, në Drenicë drejtonte Fazli Grejçevci, në Pejë drejtonte Ramadan Shala, në Gjakovë drejtonte Kadri Kusari. Kishte drejtues të tjerë edhe në qendrat tjera, emrat e të cilëve janë botuar në publikimin “Dosja Demaçi” 2016, ribotim.

Arrestimi i parë ndodhi më 8 VI 1964 në Prishtinë. Së pari arrestohet Adem Demaçi e pastaj anëtarët dhe drejtuesit tjerë. Për këtë, në procesin gjyqësor që organizohet në Prishtinë dënohen me burgim të rëndë: Adem DEmaçi, 15 vjet, Dibran Bajraktari, 13 vjet, Sabit Ratkoceri, Xhafer Mahmutxhkiu nga 11 vjet, Selahudin Daci, Azem Beçiri, Abdyl Lahu, Ahmet Haxhiu nga 10 vjet, Sabri Novosella (përgatitësi i flamujve) Tefik Sahiti e Niazi Saraçogllu nga 9 vjet burgim të rëndë. Burgun, jo vetëm këta e kanë mbajtur nepër kazamatet jugosllave, duke iu nënshtruar një torture të re në pambarim.

 

Rezyme

 

Të përfundojmë: Adem Demaçi do të burgoset me shokët e idealit, në kulmin e pushtetit të UDB-së, më 1964. Doli nga burgu më 1974, atëherë kur në shikim të parë shumëçka kishte ndryshuar. E vërteta shkencore është kjo: në Plenumin e Brionëve 1966, u dekompozua struktura e UDB-së, por rolin e asaj krijesë kriminale e mori pastaj partia komuniste. Çdo gjë lidhur me të drejtat që i kërkonte Demaçi, kishte mbetur në pikën zero. Është fjala se Demaçi kërkonte që Kosova të shkëputet nga Serbia dhe mundësisht edhe nga Jugosllavia, e t’i bashkohet Shqipërisë në një proces të pranuar ndërkombëtar, me vetëvendosje. E vërteta: Kushtetuta e Kosovës e vitit 1974 në planin institucional nuk ndryshoi asgjë sepse Serbia i kishte të gjitha ingerencat e një republike sovrane, ndërsa Kosova nuk kishte sovranitet. Po, mund të flitet për disa ndryshime kozmetike, siç ishin shkollimi në gjuhën shqipe, administrata në disa nivele por jo në Kryesi të partisë dhe të Krahinës (aty flitej serbisht-shiko dokumentacionin), u themelua universiteti dhe themelimi i një varg institucionesh shkencore e kulturore, por avancimi i tyre ishte i mbikëqyrur dhe i kontrolluar nga partia që merrte instruksione nga Serbia dhe Beogradi jugosllavë.

Madje, mund të thuhet se pas vitit 1975, roli i Partisë (komuniste) ishte shumë më i egër se sa ai i UDB-së famëkeqe. Ishte ashtu sepse për çdo gjë vendoste partia, nga bashkësia lokale e deri në kryesi, nga çerdhja e fëmijëve e deri në Akademi. Për burgimet masive, sidomos pas vitit 1981 situata ishte përkeqësuar tejmase. Si pasojë e atij përkeqësimi erdhi deri te dekompozimi i Jugosllavisë në fund të shekullit XX, ashtu si e parashikonte Adem Demaçi në Programin e LRBSH-së, në mënyrë jopaqësore, me luftë të drejtë çlirimtare.

Tre muaj para se të lirohet nga burgu më 1974 Adem Demaçin do ta provokojë një operativist i sigurimit shtetëror: “Ja Kosova po prosperon e ju po na denonconi”. Adem Demaçi do t’i përgjigjet: “E vërtetë në shtetin e juaj dikush hanë me lugë të arit, ne shqiptarët nuk kemi as lugë të drurit, vendi më i prapambetur në Jugosllavi janë viset shqiptare”. Këtë fjali do ta përdorë Mahmut Bakalli në mbledhjen e mbyllur për ta burgosur Adem Demaçin për herë të tretë më 1975, për ta dënuar nga gjyqi i partisë me 15 vjet burgim të rëndë. (FUND)

Loading...
Loading...

Shiko poashtu

Rexhep Qosja: Bashkimi i Kombit të ndarë, misioni i dy qeverive

Para më tepër se një viti ishte bërë publike nisma për krijimin e një Akademie …

Leave a Reply

Loading...