Kryefaqja / PERSONALITETE / PËRMETI NDERON HISTORIANIN E MADH ARVANITAS ARISTIDH KOLËN

PËRMETI NDERON HISTORIANIN E MADH ARVANITAS ARISTIDH KOLËN

Një pllakë mermeri në të cilën është gdhendur portreti i historianit arvanitas Aristidh Kola është vendosur në parkun kryesor të qytetit të Përmetit.

Aristidh Kola lindi në Kaskaveli të Thivës ne Greqinë Qendrore, zonë e cila banohet kryesisht nga arvanitas. Aristidhi, si edhe mijëra e mijëra bashkëkombas të tij, u edukuan me frymën e dashurisë për traditat e të parëve, që trashëgoi kjo pjesë e popullatës shumëkombëshe e Greqisë së sotme.

Ai studioi për jurisprudencë në Athinë dhe pas mbarimit të universitetit, për shumë kohë iu përkushtua traditave kombëtare të arvanitasve në Greqi.

Vepra e tij kryesore, “Arvanitasit dhe origjina e grekëve”, bëri një jehonë të gjerë në botën arvanitase; njohu 9 botime brenda dhjetë vjetëve. Kola botoi revistën “Besa”, si dhe revistën tjetër “Arvanon”. Këto revista pasqyronin jetën dhe traditat e botës arvanitase.

Loading...
Loading...

Shiko poashtu

Disa arsye pse duhet të konsumoni limon për çdo ditë

Po jetojmë në një botë ku limonada përbëhet prej shijeve artificiale që derivojnë nga limonët …

Leave a Reply

Loading...