Kryefaqja / LAJME / LAJMI I FUNDIT: Presidenti i IRJM-së nuk dekreton ligjin për gjuhën shqipe, e kthen përsëri për shqyrtim në kuvend

LAJMI I FUNDIT: Presidenti i IRJM-së nuk dekreton ligjin për gjuhën shqipe, e kthen përsëri për shqyrtim në kuvend

Presidenti i ‘Shtetit pa identitet’ , Gjorge Ivanov nuk e ka dekretuar ligjin e miratuar pak ditë më parë në Kuvendin e IRJM-së  për përdorimin e gjuhës shqipe.

Përmes një deklarate për mediet, Ivanov njoftoi se ka dërguar një letër te kryetari i Parlamentit të IRJM-së , në të cilën ka dhënë të gjitha arsyet përse nuk e ka nënshkruar këtë ligj.

Sipas presidentit sllavobullgar, me këtë ligj po vendoset një paralelizëm shumë i shtrenjtë në të gjitha organet shtetërore të vendit, që dërgon deri te bllokimi i tërësishëm i tyre e madje edhe mosfunksionim.

Ligji për shqipen gjuhë zyrtare u miratua në Kuvendin ‘maqedonas’ me 69 vota pro, votim në të cilin nuk morën pjesë deputetët e opozitës së kryesuar nga VMRO-DPMNE-ja.

Tashmë ligji do të rikthehet për shqyrtim në Kuvend, e nëse miratohet sërish me shumicën e parlamentarëve, ai do të hyjë automatikisht në fuqi.

Loading...
Loading...

Shiko poashtu

Kryeministri kanadez: Rusia nuk është e mirëpritur në G7

Kanada nuk e mbështet kthimin e Rusisë në Samitin e G7, , të propozuar nga …

Leave a Reply

Loading...