Kryefaqja / OPINION / Deputeti shqiptar i Brukselit në lidhje me deklaratën e Greqisë

Deputeti shqiptar i Brukselit në lidhje me deklaratën e Greqisë

Deputeti shqiptar i Brukselit, Ahmet Gjanaj, ka reaguar kundër deklaratës shpërfillëse për shqiptarët të presidentit grek.

Ky është publikimi i plotë i Deputetit Ahmet Gjanaj në faqën e tij facebook :

Fqinjë të pashpresë, nuk janë Çamët që janë shfaqur në hapsirën greke por janë grekërit që kanë rrëmbyer hapsirat shqiptare. Janë grekërit me në krye ekstremistin Napoleon Zervas që kanë kryer genocidin mbi Çamët.

Ju mund të korruptoni këdo në shqipfolësat dhe mund të turbulloni mendjen e kujtdo por ju nuk do të arrini kurrë të fshini kujtesën kolektive shqiptare për çfarë është bërë mbi vëllezërit tanë çamë dhe për pronësinë e vërtetë të hapsirës që ju e quani greke!

Gjendja morale dhe ekonomike e popullit tonë nuk e lejon që të jetë aq kërkues sa do të duhej të ishte përballë acarimeve tuaja të vazhdueshme por jini të sigurtë se kjo situatë nuk do të thotë se Shqiptarët e kane harruar dhe se jua kanë falur çështjën.

Ju për momentin mund të ngreni çfarëdo lloj çështjesh dhe të lozni rolin e viktimës pranë grupimit të ëndërruar dhe të natyrshëm të shqiptarëve : Evropa, për sa kohë që keni arritur që të integroheni në të sigurisht duke shfrytëzuar energjinë dhe kapacitetet e bashkatdhetarëve tanë që çuditërisht nuk ndjehen më shqiptarë apo që vuajnë nga sindromi i stokholmit.

E themi pa emocione, në mënyrë krejtë të ftohtë e racionale, historia në t’ardhmen, do të rezervojë dhe shumë surpriza dhe besojmë, jo më të gjitha në favorin tuaj.

Sigurisht se do të vijë dita e bekuar kur të gjitha mekatet tuaja ndaj popullit të shumëvuajtur shqiptar do të dalin në dritë përpara të gjitha mendjet e ndritura botërore. Gjer atëherë, shpifni sa të jetë e mundur dhe shijoni rezultatet e përkohëshme të arrira!

Shqiperiaebashkuar.al

Fqinjë të pashpresë, nuk janë Çamët që janë shfaqur në hapsirën greke por janë grekërit që kanë rrëmbyer hapsirat…

Publié par Amet Gjanaj sur mercredi 7 février 2018

Loading...
Loading...
Loading...

Shiko poashtu

Historiania bën deklaratën e fortë: Greqia e mban shtetin me patriotizëm, Shqipëria ka provuar vetëm rrugaçë politikë

Greqia e mban shtetin me patriotizëm. Kështu u shpreh historiania Elena Kocaqi e ftuar në …

Leave a Reply