Kryefaqja / LAJME / Haradinaj për dy orë rresht lut Listën Serbe për t’ia falur Malit të Zi mbi 8 mijë hektarë tokë 

Haradinaj për dy orë rresht lut Listën Serbe për t’ia falur Malit të Zi mbi 8 mijë hektarë tokë 

Mungesa e votave të mjaftueshme për ratifikimin e Marrëveshjes së Demarkacionit e ka shtyrë kryeministrin e Kosovës, Ramush Haradinaj, ta zhvillojë një takim rreth dy orë me Listën Serbe, duke i lutur ata që ta votojnë këtë marrëveshje, për të cilën vetë Haradinaj thoshte se Kosova i humb mbi 8 mijë hektarë tokë.

Pasi seanca u shty për shkak se Komisioni për Punë të Jashtme duhej ta harmonizonte Projektligjin për Demarkacionin për shkak të marrëveshjes me LDK-në, seanca më nuk u thirr për të vazhduar.

Drejt Qeverisë u nis kryeministri Ramush Haradinaj dhe deputetët e Listës Serbe, ku në zyrën e tij u takuan edhe me presidentin Thaçi dhe kryetarin e Kuvendit, Kadri Veseli.

Në një takim kokë më kokë përreth dy orë me ë vetmin qëllim – t’i bindin deputetët e Listës Serbe që të votojnë ‘pro’ marrëveshjes për të cilën Haradinaj sa ishte në opozitë thoshte se Kosova humb mbi 8 mijë hektarë tokë.

Për më tepër, pak më herët ka përfunduar takimi i krerëve institucionalë me deputetët të Listës Serbe. Nga takimi fillimisht është larguar presidenti Thaçi, më pas kryeparlamentari Kadri Veseli, dhe në fund ka dalë kryeministri Haradinaj bashkë me ministrin nga Lista Serbe, Dalibor Jevtiq.

Loading...
Loading...
Loading...
Loading...

Shiko poashtu

Nesër, gjithë shqiptarët tek monumenti i Gjergj Kastriotit në Romë

Me nismën e ambasadës së Shqipërisë dhe asaj të Kosovës në Itali, të mërguarit shqiptarë …

Leave a Reply

Loading...