(Poezi kushtuar heroit legjendar Adem Jashari, me rastin e 20 vjetorit të Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, betejë që zgjati tre ditë dhe dy netë, përkatësisht në datat 5, 6 dhe 7 Mars 1998.
Nga Marinela Velaj
Lavdi jetës dhe veprës heroike të Komandantit Legjendar Adem Jashari dhe çdo anëtari të familjes Jashari që u flijua për lirinë e Dardanisë!)
Çka po ndodh në Drenicën nan?
Ç’është kjo zhurmë ende pa zbardh?
Ç’kërkon shkjau në Tokë të Arbërit?
– Ndal mjeran se unë jam gjall!!!
Se Drenica është Shqipëri,
S’ka vend për ty o shkja i zi!
– Sa të ketë Jasharaj kjo Tokë,
Kosova Serbi s’bëhet dot!
U përgjak rëndë Drenica,
Mars i luleve u përflak;
mua më thonë Adem Jashari,
jetën e fal, e shkjau Zot në këtë tokë s’bëhet dot!!!
– E dëgjova thirrjen tënde
oj Drenica lokja jem,
ti më linde, ti më rrite,
hallall jetën tem ta kesh!
Skuqu Mars edhe përflaku
se unë jo nuk dorzohem
dhe në vdes do jem krenar
se jam Bir Shqipëtar.
– Nëse vdes oj nan Drenic,
mbështillmi eshtrat në gjirin tënd,
se edhe varri më i ftohtë,
në tokën tënde është i ngrohtë!
Oj Drenica lokja jem,
jam betuar tepër rëndë:
– Sa të jem gjall e të marr frymë,
shkjau jo s’të zotëron dot!
Bëj sehir o muaj Mars,
– të gjall s’kemi me u dorzu;
as i vogël, as i madh
shkjaut frikën s’ja ka kush.