Kryefaqja / KULTURË / DIKUR DERDHËM GJAK

DIKUR DERDHËM GJAK

Dikur derdhëm gjak 

dhe jetën dhuruam për liri, 

o babai im Jusuf ,

o Heroi i atdheut tonë

zgjohu , zgjohu përsëri,
shikoje tuajin atdhe ,

dhe tuajën bijë, unë 

jam gjaku i juaj që thërras

fuqishëm për shtet 

parti dhe drejtësi,
unë u tërhoqa sot zvarrë , 

sot po qaj unë e jotja bijë,

sot po qanë me mua 

e shtrenjta ,e dashura liri,
ne derdhëm shumë

gjak dikur, jo larg kur ishim

nën pushtim dhe robëri,

o babai im Hero zgjohu ,

zgjohu ti sot përsëri ,
shikoje këtë tirani,

thuaja një fjalë si dikur

armiqëve në robëri,

nuk duron atdheu ,

gjak dhe lot përsëri,
mos ma prekni shqiponjën time 

atë vlerë dhe krenari,

mos më prekni tim bijë,

ajo është bija ime ngja 

gjaku i së cilës i ka rrënjët liri,

ajo është Donika ime ,

ajo është buzëqeshja ime 

e të shtrenjtës Liri.


Autor : Ilmi Tahiri Podujevë

Loading...
Loading...

Shiko poashtu

Historia e gruas që rriti dy fëmijë nën këtë gurë

Guri i plakës, është një histori e cila duke u përcjellur brez pas brezi, jeton …

Leave a Reply

Loading...