Kryefaqja / OPINION / DEBATI/ Meçollari i vodhi batanijen shokut në ushtri. Xhaçka: Ia mori vetëm për tu ngrohur

DEBATI/ Meçollari i vodhi batanijen shokut në ushtri. Xhaçka: Ia mori vetëm për tu ngrohur

FATION BINJAKU

Përfshirja e Artur Meçollarit në grupin negociator me Greqinë për ndarjen e kufirit detar ka shkaktuar debate të forta në Komisionin e Sigurisë Kombëtare.

Pas akuzave  të deputetëve të opozitës për spiunazh kur ka qenë në Forcat e Armatosura, në mbledhjen e sotme deputetët e opozitës i nxorën një ngjarje kur ishte 18 vjeç.

Sipas Xhemal Gjunkshit, ish shefi i Shtabit të Përgjithshëm, tani deputet i PD-së, Meçollari është kapur teksa kishte vjedhur shokun e ushtrisë.

Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka tha se bëhet fjalë për marrjen e një batanije një shokut të tij për shkak të temperaturave të ulëta.

DEBATI

Xhaçka: Meçollari nuk ka dosje. Ju zoti Noka si spiun i serbëve duhet ta dini shumë mirë këtë gjë. pjesëmarrrja e tij në takimet me Greqinë është bërë me leje të Ministrisë së Mbrojtjes me kërkesë të Ministrisë së Jashtme. Meçollari është bashkë me tre të tjerë në cilësinë e këshilluesit. Nuk është e vërtetë që Meçollari ka qenë në përgjim. Ka hyrë në përgjim vetëm një herë me shpresë se do kapej ndonjë gjë nga letrat dacibao. Atëherë për turpin e të gjithëve, nuk u përgjua vetëm Meçollari nga SHIU, por u përgjuan edhe ambasadat e huaja.

Gjunkshi: Pyetja që kam unë është, a ka qenë ndonjëherë i dënuar për vjedhje në ushtri Meçollari?

Xhaçka: Po lini nam tani. Ai ka marre batanijen e  shokut kur ka qene 18 vjeç.

Noka: E keni dënuar për vjedhje batanije?

Xhacka: pse vjedhje është se i ka marre batanijen shokut dhe i bën procesverbal per vjedhje? Mos lini name.

Murrizi: Qenka hajdut batanijesh.

Gjunkshi: Ai është përjashtuar një vit nga Akademia.

Xhacka: Tani degjeneroi ne një batanije. Nga spiun i vendeve jo partnere te NATO-s akuzat tuaja degjeneruan në një hajdut batanijesh kur ishte 18 vjeç se donte te ngrohej. Meçollari është një patriot dhe atdhedashës shumë i mirë.

Loading...
Loading...

Shiko poashtu

Rexhep Qosja: Bashkimi i Kombit të ndarë, misioni i dy qeverive

Para më tepër se një viti ishte bërë publike nisma për krijimin e një Akademie …

Leave a Reply

Loading...