Kryefaqja / KULTURË / LARGONI PËRQARJEN

LARGONI PËRQARJEN

Largoni përqarjen ,lakminë dhe zilinë,

largoni urretjen , interesin dhe tradhëtinë,

ti bashkojmë komb edhe atdhe, 

t’a bashkojmë si dikur Shqipërinë,
unik dhe me luftë e fituam lirinë,

pse tash në paqe përmbi një shekull,

kush po ia vret atdheut dhe kombit 

ende shpresën, dritën ,ëndërrat, 

qëllimin mirëqenjen dhe ardhmërinë,
athua vallë nuk mjaftoi gjaku i mijëra

trimave të atdheut që ranë për bashkimin

dhe lirinë, kush po e pengon atdhe edhe komb 

tani që një të vetme t’a bashkojmë Shqipërinë.
një shekull e përmbi rrugëtim në liri,

një shekull e përmbi trojet e atdhut

na thërrasin kudo jeni o shqiptari,

largoni urretje , përqarje dhe tradhëti,

dëgjoni thirrjen e atdheut dhe kombit

t’a bashkojmë si dikur të vetme një Shqipëri.
Autor : Ilmi Tahiri Podujevë

Loading...
Loading...

Shiko poashtu

Historia e gruas që rriti dy fëmijë nën këtë gurë

Guri i plakës, është një histori e cila duke u përcjellur brez pas brezi, jeton …

Leave a Reply

Loading...