Kryefaqja / KULTURË / Shqiponja e burgosur nga ALKET TOTOSHI

Shqiponja e burgosur nga ALKET TOTOSHI

Në kopshtin zoologjik

shkova me tim bir

Shumë kafshë pamë atë ditë.

Për një moment

djalin humba nga sytë

U shqetësova pa masë,

por pranë kafazit të shqiponjës kishte qëndruar.

E më pyeti:

“Babi pse shqiponja

qëndron e mbyllur në kafaz?”

Nuk di ç’të thoja o miqtë e mi,

mbeta pa fjalë!

Zemra më rënkoi

Sa ke vuajtur moj Shqipëri hyjnore!?

Të kanë vrarë,

të kanë lënduar e copëtuar ndër shekuj.

Këto po mendoja o shokët e mi.

Por zëri i djalit më zgjoi.

“Babi hape kafazin

lëre të lirë shqiponjën

se brënda do vdes!!”

Vëllezër po qaja si fëmij

Fjalë me vend një i mitur më rrëfeu.

Të gjithë sëbashku shqiponjën ta lirojmë

Trojet tona ti bashkojmë

Boll me ngrindje ndër veti

I majtë o i djathtë

mysliman o i krishterë

jug e veri

Jemi një

Duart e zemrat le ti bashkojmë

për Shqipëri

Le të hapim kafazët e zemrave

të lirojmë shqiponjat tek marrin fluturimin

mbi qiellin e Shqipërisë së Bashkuar

Loading...
Loading...

Shiko poashtu

‘Çdo Shqiptar krijon nji Shqipní mbas qejfit të vet’

Disa mendime nga Ernest Koliqi për shqiptarët që merren përditë me politikë! Mendime aktuale… Fjalë …

Leave a Reply

Loading...