Kryefaqja / OPINION / Binjaket: Kastori e Pelluksi – Dioskuret

Binjaket: Kastori e Pelluksi – Dioskuret

Me qeleshe binjaket e Zeusit. A thashe, me Q-E-L-E-SHE…kapic Plisi?

A nuk jemi vetem ne që kemi lindur me plisë ne koke, qysh sa ka jetë në tokë ?

Sipas legjendës Leda, e bija e Testios mbretit të Etolisë, ishte gruaja e Tindareos mbretit të Spartës. Ajo u dashurua nga Zeusi pellazg i Dodonës që ju shfaq asaj si një mjellmë e bardhë afër ujërave të lumit Eurota. Mjelma u bashkua me Ledën e si frut i kësaj dashurie lindën binjakët qiellorë nga hapja e dy vezëve Kastori e Pelluksi dhe Helena e Trojës me Klitemnestrën. Mbi numrin e fëmijëve hyjnorë e tokësorë ( d.m.th. të vdekshëm) të Ledës ekzistojnë edhe variante të tjera nga autorët antikë.

Në rastin e kapelës frigase është evidente kjo gjë, por edhe qeleshja e mirëfilltë shfaqet në dy buste të Helenës së Trojës. Kësaj i bëjnë lidhje me lindjen e Helenës prej Zeusit të shndërruar në mjellmë dhe Ledës së bukur. Nga ky bashkim lindën katër binjakë: dy meshkuj e dy femra- Kastori dhe Polluksi (njihen edhe si Dioskurët) dhe Helena e Klitemnestra. Shenja e qeleshes ne kokën e dy binjakëve meshkuj dhe të Helenës është tipari i tyre hyjnor, prejardhja e tyre nga Zeusi – ky është shpjegimi i bërë zakonisht, duke qenë se binjakët lindën nga dy vezë. Qeleshja kësisoj është simboli i lëvozhgës së vezës, për të bërë të ditur prejardhjen e tyre të pazakontë e hyjnore.

Loading...
Loading...

Shiko poashtu

Rexhep Qosja: Bashkimi i Kombit të ndarë, misioni i dy qeverive

Para më tepër se një viti ishte bërë publike nisma për krijimin e një Akademie …

Leave a Reply

Loading...