Babi të lutem do më dëgjosh
Para se nga mësuesi im të kuptosh,
Sot në mësime një orë mungova
Një nënëloke në rrugë e ndihmova.
Përball shtëpisë së kulturës
Kjo nënëloke ishte ulur,
Më zgjati dorën duke më thënë
– Mi jep 50 cent bukë s’kam ngrënë.
Unë njëhere nuk ndalova
“ është një lypëse” thjeshtë mendova,
Pasi I bëra dhjetë hapa
Ktheva kokën dhe njëherë prapa.
Ju skuq fëtyra loti n’faqe i rrodhi
Ju dirdh buza,
Një zë mezi nxorri:
– Nuk jam lypëse , jam nënë dëshmori.
Im birë në luftë dëshmor ra
Për këtë liri timen ai u vra,
Kur të pashë ty o xhan
U përmallova se tim birë shumë i ngjan.
O zot I madh c’far po dëgjoj
Nëna e dëshmorit lëmoshë sot të kërkoj,
I tërë trupi mu shtangue
As lotët s’munda mi ndalue.
Eja nënëloke eja ti me mue
Edhe pse jam fëmijë mundem me të nihmue,
Dorë për dore me nënën e një ushtari
Hyme n’duqanin e një tregëtari.
Xhaxhi tregëtar babi më dërgoi
Gjyshës sime ti shërbesh,
C’fardo ajo që të kërkon
Në emër të babit ti i shënon.
Ok, qun tregëtari tha
Babin tënd unë mirë e njoh,
Gjyshës gjithësesi do i servoj
C’fardo ajo të më kërkoj.
Nënëlokja me habi më shikoi
Një pikë loti për faqe I shkoi,
U përkul më puthi në ball
– O Allah ma ruaj këtë djalë.
Kur në mësime mbaroi orari
Duke u kthyer më ndaloi trgëtari,
Lypësja që solle shumë pak kërkoi
Një lugë kryp, një buke dhe shkoi.
Kështu pra po të njoftoj
50 cent babit tënd s’mund të ja kërkoj,
Por ti në mësim nesër kur vjen
50 cent ti mi bjen.
Lypëse ! nënëlokës simë ti po thua?
Ah, sikur Luboteni ra mbi mua,
Jo,jo,jo…nuk qe lypëse o barkëngirë
Ishte një nënë që dha Kosovës martirë.
Plotë tri ditë qytetit kërkoj
Mos nënëloken prap po e takoj,
Jo, nënëlokja nuk dukët më
Krypë e bukë per një javë tani ka.
O ju pushtetarë,qeveritarë,biznismen e tregëtar
Nënloken mos ma keni parë?
Mos vallë nënëlokja ju ka dëshpruar
Bukë e kryp duke kërkuar?
Nga Arlindi