Kryefaqja / PERSONALITETE / TAIP ESAT NESIMI (22.10.1930)

TAIP ESAT NESIMI (22.10.1930)

Taip Nesimi, është i lindur më 22.10.1930 në fshatin Odër të rrethinës së Tetovës. Është nxënës i mësuesit të njohur të kombit Sulejman Arifit nga Tetova, i cili e ka mësuar e edukuar si shumë e shumë breza që ta duan dijen, shkencën, përparimin, fenë e mbi të gjitha atdheun dhe kombin si gjënë më të shenjtë në jetë. Gjithashtu, edhe fryma liridashëse e familjes së tij të cilët kurrë nuk kanë hezituar që t’i ndhojnë burrat e kombit, të cilët prore kanë gjetur konak në këtë familje fisnike me tradita të çmueshme kombëtare. Taipi me vëllezërit e tij Hoxhë Nafiun dhe prof.dr. Remziun, janë persona që gëzojnë autoritet të lartë ngase janë të lidhur ngushtë me peronalitetet më të ndritura të trevës sonë e më gjërë siç kanë qenë; Mulla Osman Abdullahu, Mulla Feriku që të dy nga Sllatina, me Hafëz Hetem Tahirin nga Reçica e Madhe, mësuesin Sulejman Arifin nga Tetova që një kohë ka qenë mësues në Odër e shumë e shumë personalitetet tjera. Taip Nesimi qysh si i ri ka patur nderin që të ndihojë luftëtarët e Ballit Kombëtar që Odri dhe mbarë rajoni ynë i ka patur.

Atë kohë 1944/45 në zonën e fshatrave të Odrit kanë vepruar luftëtarët e denjë të Ballit Kombëtar siç përmenden Avdyl Dervishi me shokë, e në veçanti Mexhiti, të cilët gjithmonë kanë gjetur mbështetje tek familja e Taip Nesimi dhe të tjerëve. Por, duhet theksuar se Mexhit Odri, e ka vrarë çetnikun e asaj ane me emrin Todor nga fshati Dobrosht, që më pas partizanët sllavë i hakmerren kësaj familje si me burgosjen e Taipit në Novi Sad në vitin 1951, ndërsa këtu në Tetovë edhe Hoxhë Nafiun, të cilin e mbajnë tetë muaj në paraburgim, ndërsa profesorin Remzi Nesimin që atëherë ka qenë nxënës i vitit të tretë e burgosin një vit burg. Arsyeja e vetme ka qenë që këta kanë strehuar ballistë.

Taip Nesimi, në ditët e fundit të shërbimit ushtarak në Novi Sad, nga hajka e atëhershme e Iforbirosë, burgoset bashkë me Shaban Xheladinin nga Liseci, dënohen si inforbiristë që e kanë mbështetur gjoja Rusinë. Sips Taip Nesimit, i cili tregon se në atë kohë ne në ushtri bisedonim lirshëm me një shqiptar nga treva jonë, të cilit nuk dëshiron t’ia thotë emrin për opinion, i cili ka qenë bashkëpunëtor i KOS-it dhe se të gjitha bisedat e tyre bashkëe me një shok të tij rus i kanë raportuar tek togeri i KOS-it Marinkoviq (që sot jetojnë në Tetovë dhe se janë të ardhur si kolonë në vitin 1922 në kohën e mbretit ser, prindi i tyre Dragoljub Marinkoviq, ka qenë komandant i xhandarmerisë në fshatin Dobrosht dhe atë deri në viti 1941. Që të dy Taip Nesimi dhe Shaban (Shahini) Xheladini i dënojnë me pretekstin inforbirosë, me çka vuajnë burg në Bileqe dhe në Goli Otok.

Bisedë e autorit me Taip Nesimin më 19.10.2005/

Loading...
Loading...

Shiko poashtu

Hero Zahir Pajaziti, Pushka e parë e lirisë

Më 1 nëntor të vitit 1962 lindi dëshmori Zahir Pajaziti. Zahir Pajaziti lindi në Orllan, …

Leave a Reply

Loading...