Kryefaqja / LAJME / SPORT / Briken Calja, triumf i trefishtë në Europian, “mbulohet” me ar (foto)

Briken Calja, triumf i trefishtë në Europian, “mbulohet” me ar (foto)

Peshëngritësi shqiptar, Briken Calja, ka shkëlqyer në Eurpianin që po zhvillohet në Rumani, duke marrë 3 medalje ari.

Peshëngritësi shqiptar arriti të kalojë me sukses të 3 provat dhe të ngrejë 146 kilogramë, duke zënë vendin e parë në peshën deri 69 kilogram në stilin e shkëputjes.

Po ashtu, Calja u rendit i pari edhe në stilin e shtytjes me 175 kilogramë, në provën e tretë të tij. Ndërkohë, peshëngritësi shqiptar ishte pa rivalë ne dygarësh me 321.

“Jam shumë i lumtur. Suksesin ia dedikoj familjes, miqve dhe gjithë shqiptarëve”, tha Calja pas garës.

Në të njëjtën kategori, peshëngritësi tjetër shqiptar, Arbër Çerçizi arriti të renditet vetëm në vendin e 7. Ky i fundit ngriti 135 kilogramë në provën e parë dhe dështoi në dy të tjerat, për të ngritur 141 dhe 142 kilogramë.

Check Also

Boksieri shqiptar mahnit Kanadanë, shpallet kampion bote në “kickbox“

Boksieri i njohur shqiptar, Kristian Prenga vazhdon të mos njohë humbje. Ai është shpallur kampion …

Leave a Reply