Kryefaqja / OPINION / Mashtrimi osman dhe papjekuria shqiptare

Mashtrimi osman dhe papjekuria shqiptare

Nga: Fahri Xharra

Mashtrimi osman,por edhe papjekuria shqiptare na ka kushtuar shumë gjatë historisë .Neve gjithmonë na ka munguar qendra e vendosjes kombëtare, Na mungon edhe sot.

“Ka popuj në kufijtë e botës së qytetëruar që janë të njohur në përgjithësi në publik vetëm nëpërmjet emrit, por që e meritojnë të njihen më gjerësisht, bazuar në fatet, bëmat dhe cilësitë që shfaqin. Tek këto popuj bëjnë pjesë edhe popuj të tillë si shqiptarët”, por vë në dukje nga ana tjetër se Shqipëria, s’ishte prekur thuajse fare nga studiuesit e huaj, nëse e krahason me provincat e tjera të Turqisë europiane dmth. të Ballkanit. (“Die Völker des Orients-Die Albanesen”, Feuilleton der „Debatte”, 27 mars 1869, Nr. 86. Viti VI, fq. 1).) .Po pse? Keta te zënë robë menduan që do ta mbrojnë Turqinë , te nxitur ne turqit. (1912)

“Edhe pse në pakon e Londrës Shqiptarët u përjashtuan nga parimi i të drejtës së autonomisë se ende nuk ishin pranuar si kombi veçantë, meqë Perandoria Osmane ende i trajtonte si millet-osman,..”(Jusuf Buxhovi;Kongresi i Berlinit ,2008).. Kronisti gjerman Peter Bartler (” Koelnische Zeitung “,1878) konstaton se ,,Shqiptarët , jo vetëm që nuk u thirrën ne Kongresin e Berlinit , ku vendosej edhe për fatet e tyre , por ata nuk patën as ndonjë mbrojtës te tyre , i cili sadopak do te fliste per ta ,, , që do të thotë se përfaqësuesit e Portës ne Kongresin e Berlinit kishin mandatin që të flisnin për mbrojtjen e vilajeteve shqiptare e që hapësira e tyre sa më pak tu jepej te tjerëve , dhe këtë e bënin duke e theksuar edhe fjalën Shqipëri si tërësi etnike , por assesi që asaj nga aty ti paracaktohej çfarëdo statusi autonom. (Jusuf Buxhovi). Po vallë pse? pse na “donte” aq shumë sa që nuk e “lejonte” shkëputjen nga ne.

Përpjeka e pare shqiptare për te arritur “standardet” e Europes Perendimore i takon vitit 1462. Sipas dokumentit ka qenë ditë e hëne data 8 nëntor e atij viti, kur Pal Engjelli organizoi ne kishën e Trinisë se Shenjtë, ne Mat, një mbledhje ku morën pjesë gjithë prelatet e kishës katolike në Shqipëri. Në atë mbledhje u fol ,ndër tjerash për problemin qe u ngrit, ishte edhe ai i mos pagëzimit te fëmijëve për shkak te vdekshmërisë së lartë të foshnjave. Shumë fëmijë vdisnin pa u pagëzuar. Ndaj u vendos që të përdorej një formulë e ngutshme në gjuhën shqipe, e cila t’ju thuhej fëmijëve në djep, pa patur nevojë qetë pritej ceremonia e mirëfilltë e pagëzimit, me qokat e shumta që e shoqëronin atë. Formula ishte: “Unë te pagëzoj në emër te Atit, Birit dhe Shpirtit te Shenjtë”. Kjo është e famshmja Formula e Pagëzimit që njihet si dokumenti i parë i shkruar ne gjuhën shqipe. Por ajo vërteton se populli e fliste gjuhën shqipe, madje fliste vetëm atë. Ndryshe nuk kishte pse të dilte nevoja për një formulë pagëzimi në shqip. Është logjike që të ketë pasur edhe tekste të shkruara në shqip para kësaj formule, sepse asgjë nuk lind nga hiçi. (“Kryqtari i Fundit” Virgjil Kule) Në kohën e Lidhjes së Prizrenit u mbajt dhe Kongresi i Berlinit, por mashtrimet osmane ishin shumë “joshëse” për ne sulltani e emëroi Abedin Pashën (shqiptar ) si Ministër të Punëve të Jashtme. Ai ishte mashtrues dhe ja çka shkruan në letrën e tij:

“Me emër dhe me dëshirë të të madhit zot shpresoj se do ti kryej dhe do ti plotësoj obligimet e mia. Ashtu si vëllezërit tanë , edhe unë ia kam venë vetës për detyrë që terë jetën të punoj dhe të përpiqem për të mirën dhe fatin e atdheut tonë Shqipërisë . ( Cila ishte Shqipëria e asaj kohe? a mendontente në katër vilajetet shqiptare të cilat edhe shut ishin cunguar më herët ?fxh) Ju mund ti merrni me mend ndjenjat e mia të tanishme dhe duhet tu besoni atyre , tash ne ketë pozitë që jam . Une po uroj që ti degjoni këshillat e mia , sepse ekzistojnë disa , te cilët qeverinë atërore të madhërisë së tij Sulltanit , dëshirojnë ta komprometojnë. Ai juve dëshiron t`ju mbrojë .(mashtrim,mashtrim fxh). Në Berlin ka ditë që po kuvendon një Konferencë për te zgjidhur si duhet çështjen greke . ( Pse jo atë shqiptare? fxh) Në saje të angazhimit të qeverisë sonë , e cila ka marre masa paraprake , jam shumë i bindur se rezultatet e kësaj mbledhjeje nuk do te shkojnë në dëm te Shqiptarëve , sepse synimet e fuqive te mëdha që Shqipërinë ta lenë te madhe , ju do ti shfrytëzoni .( Pra fuqitë e mëdha e paskan dashur një Shqipëri etnike ,të madhe …por jo turku fxh)… Dëshirë kryesore e Madhërisë së tij , sulltanit , kur me emëroi ministër të Punëve të Jashtme , ishte që të tregonte se zemra e tij e madhe gjithnjë rrah per Shqipërinë dhe se ajo është e lidhur ne mënyre vitale me interesat e përgjithshme të shtetit . ( Jusuf Buxhovi,Kongresi Berlinit 1878 fq.78,79)” E shihni hipokrizinë dhe mashtrimin nga turqit ? Ne nuk kishim se kush të na mbroj.

Të vazhdojmë . “Në Marsin e vitit 1998 tensionet në mes të shqiptarëve dhe Serbëve u rritën shumë deri në nivelin ushtarak) .paraqitja e UÇK-së i tmerroi autoritetet serbe… Masakrat mbi shqiptarët u rritën gjatë gjithë vitit 1998. komuniteti ndërkombëtar u mundua pa sukses të ndërmjetësojë. Më në fund anëtarët e NATO-së të brengosura që autoritetet serbe organizonin apo ishin edhe duke organizuar një spastrim etnik e filluan bombardimin mbi Jugosllavinë Federale (Mars -Qershor 1999) Gjatë gjithë konfliktit liderët turk nuk ndërmorën asnjë nismë në arenën diplomatike ndërkombëtare. Ata bile gjatë fazës së parë të bombardimeve frenoheshin nga çdo komentim .

“Ka popuj në kufijtë e botës së qytetëruar që janë të njohur në përgjithësi në publik vetëm nëpërmjet emrit, por që e meritojnë të njihen më gjerësisht, bazuar në fatet, bëmat dhe cilësitë që shfaqin.

Fahri Xharra,2013

Loading...
Loading...
Loading...
Loading...

Shiko poashtu

Kocaqi: Rusia, sponsori kryesor i ndarjes së Shqipërisë në 5 copa

Moska zyrtare ftoi Tiranën dhe Shkupin për tu anëtarësuar në Unionin Euroaziatik. E ndërsa Maqedonia …

Leave a Reply

Loading...