Kryefaqja / LSHB / Tahir Veliu heq emrin e imponuar turk, tash e tutje quhet Kastriot Berishaj

Tahir Veliu heq emrin e imponuar turk, tash e tutje quhet Kastriot Berishaj

Unë jam nga Polaci, Vëllazëria “Veliu” prej nga rrjedh Hasan Prishtina, arkitekti i Shqipërisë Etnike i cili shkriu gjithë pasurinë e vet për të bërë Shqipërinë – SHQIPËRI. Me origjinë familja ime i përket fisit shqiptar “Berisha” dhe rrënjet familjare i kemi nga vendi i quajtur “Arra e Madhe” e Shkodrës.

Siç jam kundër faqezinjëve të sotëm të klasës politike ashtu jam edhe kundër atyre të djeshëm. Nuk puthem në faqe me nipat e mbretit të vetëshpallur Ahmet Zogu, i cili e pushtoj Shqipërinë përmes Beogradit, vodhi arkën e shtetit shqiptar e iku pa shkrepur asnjë plumb në mbrojtje të Shqipërisë. Kam punuar që prej moshës 15 vjeçare dhe kam krijuar pasuri mjaftueshëm sa të mos i nënshtrohem asnjë faqeziu të klasës politike kriminale e antikombëtare.

Unë nuk jam kryetar i asnjë partie politike dhe nuk synoj të bëhem. Jam kryetar i Lëvizjes për Shqipëri të Bashkuar e cila është lëvizje mbarëkombëtare, pa dallim feje, ideje, krahine, pikëpamje politike dhe shtrese shoqërore, ku shqiptarët i bashkon aspirata natyrale për çlirim dhe bashkim kombëtar. Synimi im i vetëm është ti shërbej kombit tim dhe të jem misionar vetëm për Shqipëri të Bashkuar; të jap gjithçka nga vetvetja në shërbim të aspiratës kushtetuese për çlirim dhe ribashkim kombëtar.

Kombi dhe feja ime është Shqiptarizmi, si bindje kombëtare. Nuk jam rob i askujt dhe nuk i përulem të dërguarve të Vatikanit, të Stambollit, të Athinës, të Beogradit, por as këlyshve të tyre shqipfolës.

E kam pasur parasysh se emri dhe mbiemri “Tahir Veliu” ishte emër i huaj turko-osman, prandaj nga sot e kam ndryshuar emrin dhe mbiemrin nga “Tahir Veliu” në Kastriot Berishaj, prandaj është koha që të deklaroj publikisht; që me emër turko – osman nuk dua të vdes, tash e tutje edhe emrin vetëm shqip.

Me respekt,

KASTRIOT BERISHAJ
Kryetar i Lëvizjes për Shqipëri të Bashkuar

Loading...
Loading...

Shiko poashtu

“Skënderbeu” me Gardë Nderi në Prishtinë, do ta marrë përsipër Lëvizja për Shqipëri të Bashkuar

Kryeheroi ynë kombëtar Gjergj Kastriot Skënderbeu, tashmë do të nderohet me një Gardë Nderi në …

Leave a Reply

Loading...