Shtatorja e Pjetër Bogdanit që u vendos dje në Parkun e Gruas përballë Kuvendit nuk shihet nga vizitorët. Ajo qëndron prapa dy drunjve që kanë mbuluar tërësisht pamjet e saj nga të dyja anët e bulevardit dhe gjendet në brendi të parkut. Nga fotot e siguruara nga INA shihet qartë pozicioni i vendosjes së kësaj shtatoreje.
