GJIROKASTËR: INTERVISTË PËR ALPOTV
Intervistë për ALPOTV në Gjirokastër rreth themelimit të Degës së Lëvizjes për Shqipëri të Bashkuar në Gjirokastër dhe gjendjes aktuale në trojet e lira e të pushtuara të Shqipërisë.
Publiée par Kastriot Berishaj – Shqipëria e Bashkuar sur mardi 24 avril 2018
Kryetari i Lëvizjes për Shqipëri të Bashkuar, z. Kastriot Berishaj në një intervistë për televizionin e Gjirokastrës ALPOTV është shprehur ashpër ndaj shovinizmit grekomadh dhe ndërhyrjeve të tyre në çështjet e brendshme të Republikës së Shqipërisë.
Përveç të tjerash, z. Berishaj i ka quajtur të gjitha partitë politike në Shqipëri “grupacione kriminale dhe antiligjore, të cilat për interesat e tyre janë në gjendje të shesin gjithçka madje dhe tërë Shqipërinë.
Sipas z. Berishaj të gjitha partitë politike në Shqipëri që nuk synojnë bashkimin kombëtar duhet të shpallen ilegale dhe në kundërshtim me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë.