Kryefaqja / LAJME / Sheshi ‘Adem Jashari’ pa Adem Jasharin

Sheshi ‘Adem Jashari’ pa Adem Jasharin

Sheshi “Adem Jashari” në Prishtinë do të përurohet nesër në orën 19:00.

Këtë e ka bërë të ditur kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti.

Punimet për këtë shesh kanë filluar në mars të këtij viti, e planifikuar për të qenë në formën e një shëtitoreje.

Sipas drejtorit të investimeve kapitale dhe menaxhimit të kontratave, Gëzim Mehmeti, përfundimi i këtij sheshi ka përfunduar 9 ditë para afatit kohor që ishte caktuar.

Ky shesh i cili gjendet në mes të objektit të Kuvendit të Kosovës dhe Komunës së Prishtinës, për vite të tëra ka qenë në gjendje shumë të keqe.

Mirëpo deputeti i PDK-së Bekim Haxhiu ka kritikuar Komunën e Prishtinës se nuk e vendosur edhe shtatoren e heroit Adem Jashari.

Ai ka thënë se ky shesh po përurohet me simbolin e komunizmit dhe jo shtatoren e heroit Adem Jashari/FaktePlus

Check Also

Austria ia rikujton Serbisë se Kosova është kusht për anëtarësim në Bashkimin Evropian

Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq ka takuar homologun e tij austriak, Alexander Van der Belen. …