Kryefaqja / LAJME / Qeveria e Shqipërisë e refuzon ofertën e Telekom Srbija për blerjen e Telekom Albania

Qeveria e Shqipërisë e refuzon ofertën e Telekom Srbija për blerjen e Telekom Albania

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka thënë se nuk është në preferencën e Qeverisë Shqiptare investimi në Telekom Albania nga ana e Kompanisë serbe të Telekomit.

“Qëndrimi i Qeverisë shqiptare është shumë i thjeshtë dhe i qartë: bizneset serbe janë të mirëpritura në Republikën e Shqipërisë, por në këtë sektor strategjik nuk është preferenca jonë”, ka thënë Rama në një konferencë për media pas mbledhjes së Qeverisë.

Telekomi i Serbisë kishte shfaqur interesimin për blerjen e Telekom Albania, të cilën e ka nxjerrë në shitje Deutche Telekom.

Kryeministri Rama tha se Qeveria Shqiptare nuk është pjesë e transaksionit që do të kryejë një kompani private si Deutche Telekom, e cila, sipas tij, ka një strategji që të tërhiqet nga tregjet e vogla.

Lidhur me këtë çështje ka folur edhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, i cili ka thënë se do të bisedojë për këtë çështje me kryeministrin shqiptar Rama gjatë ditës së sotme. /Telegrafi/

Check Also

Austria ia rikujton Serbisë se Kosova është kusht për anëtarësim në Bashkimin Evropian

Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq ka takuar homologun e tij austriak, Alexander Van der Belen. …