Kryefaqja / LAJME / Haradinaj: Kush e ka njet me rrëzu Qeverinë, nuk flet e rrëzon

Haradinaj: Kush e ka njet me rrëzu Qeverinë, nuk flet e rrëzon

Haradinaj thotë se çështja e korrigjimit të kufijve ka vdekur

Haradinaj thotë se çështja e korrigjimit të kufijve ka vdekur

Sot u mbajt mbledhja e 68-të me radhë e Qeverisë së Kosovës. Pas mbledhjes, i pari i Qeverisë Ramush Haradinaj iu drejtua mediave përmes një konference ku tregoi për miratimin e orëve shtesë për Policinë e Kosovës.

I pari i Qeverisë i pyetur për deklaratat e fundit të presidentit Thaçi, i cili i kërkoi të parit të Qeverisë ‘korrigjim deklaratash’ pasi ‘nuk jemi të përhershëm në pozicionet tona’, kryeministri iu përgjigj se mos u frikësoni për ata që flasin.

“Kush e ka njet me prish qeverinë nuk flet e rrëzon, ata që flasin mos u mërzitni për ta. Edhe tjetra është që ai që ka vdek nuk ngjallet më, çështja e korrigjimit të kufijve ka vdekur”, ka thënë Haradinaj.

Për Asociacionin me kompetenca ekzekutive Haradinaj mohoi të ketë bërë një premtim të tillë, teksa shtoi se ky i fundit do të bëhet vetëm ashtu siç thotë Kushtetuta. E sa i përket deklaratave të fundit mbi atë se AKI ka dërguar informata të rreme në Gjykatën e Hagës, kryeministri tha se roli i saj është shumë i rëndësishëm për sigurinë e vendit dhe si e tillë, nuk duhet të lëshohet fare në deklarata të tilla duke u marrë me to./21Media

Loading...
Loading...

Shiko poashtu

Dorëzohet Daçiq: KS i OKB s’mund të marrë vendim për Ushtrinë e Kosovës

Ministri i Jashtëm serb Ivica Daçiq shprehu dyshimin e tij se KS i OKB-së do …

Loading...