Kryefaqja / LAJME / Serbia rikthen vizat për shtetasit e Shqipërisë

Serbia rikthen vizat për shtetasit e Shqipërisë

Autoritetet e Serbisë kanë njoftuar se do ta kthejë regjimin e vizave me Shqipërinë, transmeton Koha.net.

“Ky hap po merret pasi, për fat të keq, një numër qytetarësh nga Shqipëria e kanë keqpërdorur ndërprerjen e vizave”, citon FoNet të ketë thënë ministri serb i Punëve të Brendshme Nebojsha Stefanoviq.

Ai nuk ka treguar se si është bërë ky keqpërdorim.

Por disa portale serbe kanë paralajmëruar se kjo masë po zbatohet si reciprocitet pas refuzimit të hapur të Tiranës zyrtare për investimet serbe, siç ishte rasti me Telekomin Serb, që ishte pjesë e kompanive të interesuara për të blerë Telekomin e Shqipërisë.

Vendimi i palës serbe pritet zyrtarisht ti konfirmohet edhe autoriteteve të Shqipërisë, për arsyet e rikthimit të vizave, që ishte një praktikë e zbatuar disa vite më parë.

Check Also

Biserko e zbulon se Rama punon për planet e Serbisë!

Muajt e fundit, në deklarimet e saj publike, Sonja Biserko ka qenë mjaft e aktive …