Kryefaqja / LAJME / Shqipëria dhe Serbia përplasen në Beograd për Kosovën

Shqipëria dhe Serbia përplasen në Beograd për Kosovën

Sot në Beograd po mbahet Ministeriali i Mbrojtjes të Europës Juglindore (SEDM).

Zëvendësministri shqiptar i Mbrojtjes, Petro Koçi, ka debatuar me sekretarin e Shtetit të Ministrisë së Mbrojtjes së Serbisë, Bojan Jocic

Zyrtari serb deklaroi se Serbia është kundër shpalljes së njëanshme të pavarësisë Kosovës dhe e konsideroi të rrezikshme për stabilitetin në rajon shndërrimin e FSK-së në Forcë të Armatosur.

I menjëhershëm ka qenë reagimi i zëvendësministrit shqiptar të Mbrojtjes, Petro Koçi i cili ka thënë se Kosova tashmë është e pavarur dhe duhet të ftohet në këtë ngjarje.

“Kosova është një vend i pavarur që duhet të ftohet në SEDM”.

Koçi ka shtuar më tej se pjesëmarrje e Kosovës në iniciativa rajonale kontribuon për paqe.

“Anëtarësimi i Kosovës në iniciativa të tilla rajonale jo vetëm kontribuon për paqen dhe stabilitetin në rajon, por lehtëson gjithashtu shpirtin e dialogut dhe realizmit mes Prishtinës dhe Beogradit”, tha ai.

Loading...
Loading...

Shiko poashtu

“Gjykata Speciale do ti thërrasë Kadri Veselin, Xhavit Halitin, Fatmir Limajn, Azem Sylën e Rexhep Selimin”

Kreu i PDK’së, Kadri Veseli, lideri i NSIMA’së Fatmir Limaj, Agim Çeku, Azem Syla, Xhavit …

Loading...