Kryefaqja / LAJME / Kosova shkatërron Maltën dhe merr kreun e grupit

Kosova shkatërron Maltën dhe merr kreun e grupit

Kosova ka shënuar fitoren e dytë në Ligen e Kombeve duke mundur me rezultat 3-1 Maltën në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë. Një ndeshje e dominuar nga Kosova ku pas shumë tentativave, Kololli gjen më në fund rrjetën në minutën e 30’ duke ndëshkuar portierin Hog. Zhegrova kishte rastin më të mirë për të dyfishuar, por goditja e tij në minutën e 41’ u përplas në shtyllë. Pjesa e parë u mbyll në avantazhin 1-0 të Kosovës . Malta barazoi në startin e pjesës së dytë. Agius barazoi në minutën e 51’, duke detyruar Kosovën të punojë për të gjetur sërish avantazhin.

Në minutën e 65’, Zhegrova ndalet sërish nga shtylla, ndërsa 3 minuta më vonë, Muriqi rikthen avantazhin dhe qetësinë në kampion kosovar. Aktivizimi i Rashicës në minutën e 76’, shtohet rrezikshmëria në sulmin e Kosovës dhe ishte pikërisht një pasim i Rashicës që solli golin e tretë, të shënuar nga Kololli.

Mbrojtësi i majtë realizon golin e dytë personal dhe Kosova merr një fitore 3-1, që e mban në krye të grupit. Me fitoren e sotme, Kosova u ngjit në kuotën e 7 pikëve, duke kryesuar grupin, e ndjekur nga Azerbaijxhani me 5 pikë.

Loading...
Loading...

Shiko poashtu

“Gjykata Speciale do ti thërrasë Kadri Veselin, Xhavit Halitin, Fatmir Limajn, Azem Sylën e Rexhep Selimin”

Kreu i PDK’së, Kadri Veseli, lideri i NSIMA’së Fatmir Limaj, Agim Çeku, Azem Syla, Xhavit …

Loading...