Kryefaqja / LAJME / Gjergj Dedaj: Unë do të jem ambasador në Maqedoni, nuk mërzitëm çfarë thonë turqit

Gjergj Dedaj: Unë do të jem ambasador në Maqedoni, nuk mërzitëm çfarë thonë turqit

Muaj më parë Gjergj Dedaj, ishte propozuar të bëhej shef i misionit diplomatik të Kosovës në Maqedoni. Por, ky propozim duket se nuk i ka pëlqyer secilit zyrtar në shtetin fqinjë.

Janë disa deputetë turq në Maqedoni, ata të cilët kanë bërë kërkesë që Dedaj mos të bëhet ambasador atje.

Indeksonline ka zhvilluar një bisedë të shkurtër me Dedajn, dhe po i njëjti ka thënë se është dekretuar nga presidenti i vendit, Hashim Thaçi dhe shumë shpejt do të nisë detyrën atje.

“Pse a turqit më kanë propozu a?! Unë nuk mërzitna fare se çfarë thonë ata. Unë jam dekretuar nga presidenti i Kosovës dhe do të jem ambasador i Kosovës në Maqedoni, tani janë disa procedura dhe unë do të jem ambasador dhe fuqishëm e them se do të përfaqësojë popullin e Kosovës në Maqedoni, unë nuk i përfaqësojë turqit”, ka thënë Dedaj për Indeksonline.

Vlen të kujtojmë faktin se refuzimi maqedon lidhet me krahasimin me serbët që Dedaj u ka bërë turqve duke thënë se Turqia gjashtë shekuj kishte bërë krime e gjenocid mbi shqiptarët./Indeksonline/

Check Also

Biserko e zbulon se Rama punon për planet e Serbisë!

Muajt e fundit, në deklarimet e saj publike, Sonja Biserko ka qenë mjaft e aktive …