Kryefaqja / LAJME / Ambasadori amerikan në Beograd: Kosova është shtet sovran

Ambasadori amerikan në Beograd: Kosova është shtet sovran

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Serbi, Kyle Scott, tha se Qeveria e Kosovës “nuk është e ashtuquajtura qeveri, por është Qeveri e Kosovës, e cila është shtet i pavarur dhe sovran, me përfaqësuesit e saj të zgjedhur”.

Siç raportojnë mediat serbe, ambasadori amerikan kështu iu përgjigj pyetjeve të gazetarëve në qeverinë e Serbisë, se “sa ka shpresë për paqe, kur vazhdimisht bëhet presion mbi Serbinë për bisedime me të ashtuquajturën Qeveri e Kosovës, në të cilën gjysma prej tyre kanë dosje kriminale ose ndiqen penalisht.

“Nuk është e ‘ashtuquajtura Qeveri e Kosovës’, por Qeveri e Kosovës, ne e konsiderojmë Kosovën shtet të pavarur dhe sovran. Ata janë përfaqësuesit e zgjedhur të Kosovës dhe kemi kontakte me ta si me përfaqësuesit e ndonjë shteti tjetër në rajon”, tha diplomati amerikan, përcjell Telegrafi.

Scott ka thënë se stabiliteti në rajon mund të jetë më ivmirë, por ka progres dhe një nga elementet kryesore është pikërisht zhvillimi ekonomik.

Ambasadori i SHBA-së në Qeverinë e Serbisë mori pjesë në nënshkrimin e një memorandumi të bashkëpunimit me kompaninë amerikane ‘Bechtel’, për ndërtimin e Korridorit Morava./Telegrafi/

Loading...
Loading...

Shiko poashtu

Kryeministri kanadez: Rusia nuk është e mirëpritur në G7

Kanada nuk e mbështet kthimin e Rusisë në Samitin e G7, , të propozuar nga …

Loading...