Kryefaqja / LAJME / Vuçiq në panik nga formimi i ushtrisë së Kosovës dhe pranimit në Interpol

Vuçiq në panik nga formimi i ushtrisë së Kosovës dhe pranimit në Interpol

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka deklaruar se paralajmërimi nga Kosova se janë duke punuar në formimin e ushtrisë është duke i frikësuar serbët, raportojnë mediat serbe.

Këto komente Vuçiq i bëri kur është pyetur nga gazetarët se si i sheh paralajmërimet nga Prishtina zyrtare, që këtë javë do të marrin vendimin për formimin e ushtrisë, transmeton Telegrafi.

Ai gjithashtu ka komentuar edhe faktin që Kosova është duke tentuar të anëtarësohet në Interpol gjatë 20 nëntorit.

“Është një situatë e vështirë, pasi disa nga partnerët tanë perëndimorë janë duke punuar me këmbë e duar që Kosova të jetë anëtare e Interpolit”, ka shtuar Vuçiq. /Telegrafi/

Loading...
Loading...

Shiko poashtu

Kryeministri kanadez: Rusia nuk është e mirëpritur në G7

Kanada nuk e mbështet kthimin e Rusisë në Samitin e G7, , të propozuar nga …

Loading...