Kryefaqja / LAJME / Rikandidimi i osmanliut Tërnava në krye të BIK’ut, reagon sindikata e organizatës

Rikandidimi i osmanliut Tërnava në krye të BIK’ut, reagon sindikata e organizatës

Sindikata e Bashkësisë Islame të Kosovës ka reaguar rreth atij që ai e ka quajtur “avaz i njëjtë i Kryesisë së BIK’ut rreth zgjedhjeve të radhës” në këtë institucion fetar.

Sindikata e BIK’ut ka lëshuar një deklaratë për opinion, duke thënë se nga tereni ka marrë lajme se “edhe në këto të ashtuquajtura ‘zgjedhje’ të BIK -së është mbyllur dera e kandidimit të ndonjë personi tjetër përveç të vetquajturit dhe të vet emëruarit myftiut aktual”.

Kjo sindikatë ka akuzuar myftiun aktual, Naim Tërnava, për shkelje të kushtetutës-statutit të brendshëm, të cilin, sipas saj, ai e kishte ndryshuar padrejtësisht më 2013.

Zyrtarë të këtij institucioni fetar kanë deklaruar për Gazetën Express dhe Televizionin T7 se aktualisht kundër Tërnavës nuk ka ndonjë kundërkandidat.

Deklarata e plotë e Sindikatës së BIK’ut:

DEKLARATË PËR OPINION – LIDHJE ME AVAZIN E NJËJTË TË KERYESISË SË BIK-së MBI ZGJEDHJET E RADHËS

Nga tereni vinë lajme se edhe në këto të ashtuquajtura “zgjedhje” të BIK -së është mbyllur dera e kandidimit të ndonjë personi tjetër përveç të vetquajturit dhe të vet emëruarit myftiut aktual. Mandatin e tij të katërt ky “myfti” pretendon t’a vazhdojë edhe këtë herë ashtu si edhe herën e kaluar, mbi bazën e shkeljes së kushtetutës-statutit të brendshëm të cilën e kishte ndryshuar padrejtësishtë pas mandatit të dytë të tij në vitin 2013, duke organizuar edhe puç ndaj kryetarit të kuvendit.

Si rrjedhojë e gjithë kësaj, Sindikata e BI lutë dhe kërkon nga kjo strukturë e instaluar udhëheqëse e BIK-së që të hap derën e krijimit të një kryesie teknike, të përbërë nga një pjesë e gjerë e akterëve dhe punonjësve të BIK-së, deri në krijimin e rregullave dhe kushteve për zhvillimin e zgjedhjeve normale dhe transparente brenda këtij institucioni, të cilat i kanë munguar një kohë të gjatë.

Sindikata, edhe para vitit 2013 ka kërkuar publikisht që ne të riorganizohemi si institucion në të mirën dhe për të mirën e të gjithëve, mirëpo kërkesat e saj, as atëherë e as më vonë nuk janë marr në konsideratë, përkundrazi avazi i vjetër i të njëjtit lidership vetëm sa është thelluar.

Sindikata e BI-së nuk do të hjek dorë nga ngritja e zërit në këtë drejtim derisa në këtë institucion të ketë rend, rregulla dhe tranparencë të barabartë për të gjithë.

Ashtu siç të ashtuquajturat zgjedhje BIK-së të vitit 2013 Sinidikata i kishte shpallur jolegjitime, edhe këtë herë këto të quajtura zgjedhje për mandatin 2018-2023 i shpall jo legjitime dhe jo transparente sepse edhe tani këtë herë ato po zhvillohen mbi aktin e shkeljes e statutit- kushtetutes së BIK-së si dhe mbi kriteret e vjetra të trashiguara nga sistemi monist.

Prandaj si organizim sindikal apelojmë tek besimtarët tanë , imamët , e ne veçanti tek antarët e këshillave në nivele lokale, si dhe tek kryetarët e këshillave të BIK-së , që të perkrahin iniciativën e reformave administrativo juridike në institucionin tonë. Është momenti i fundit tu themi mjaft degradimeve dhe keqpërdorimeve në emër të fesë dhe institucionit të BIK-së nga ky grup i vogël i cili dekada me radhë i shfrytëzoi këto pozita, kryesisht per privilegje dhe interesa personale . Është përgjegjësi e juaja direkt historike nëse lejoni me vazhdimin e këtyre “zgjedhjeve ” të cilat padyshim se do të jenë në dëm të fesë në rend të parë dhe vendit dhe shoqërisë.

Loading...
Loading...

Shiko poashtu

Politikani gjerman: Pa njohur Kosovën nuk ka BE për Serbinë

Në një intervistë për DW, Peter Beyer, raportues i grupit parlamentar CDU/CSU për Kosovën dhe …

Loading...