Kryefaqja / LAJME / Presheva i përgjigjet Sheshelit: Mirë se vjen në Shqipëri! Para se të nisesh, mësoje shqipen!

Presheva i përgjigjet Sheshelit: Mirë se vjen në Shqipëri! Para se të nisesh, mësoje shqipen!

Në programin mëngjesit “Mirëdita Serbi”, në Televizionin “Hepi” ishte i pranishëm presidenti i Partisë Radikale Serbe Vojislav Sheshel, i cili, midis tjerash, tha se ka në plan të blejë një shtëpi në qendër të Preshevës, transmeton gazeta beogradase “Alo”.

Duke folur për Kosovën dhe “Metohinë”, Sheshel tha se ajo duhet të mbetet si tërësi në Serbi!

“Kam ndërmend të blej një shtëpi në qendër të Preshevës dhe nuk ka asnjë shans që dikush ta rrënojë! Do të ishte një kaos! Takimi im i parë me shqiptarët ishte me ata që prisnin dru, ku atje jetova, ata ishin njerëz të mirë – thotë Shesheli për Televizionin “Hepi”, transmeton gazeta beogradase “Alo”.

Por shqiptarët e Preshevë i kanë dërguar porosi të qartë kriminelit serb duke i thënë që nëse do të vij apo të rrij në Preshevv duhet të mësojë gjuhën shqipe, se në vendin e tyre i vjen era Shqipëri. Qytetarë të Preshevës për “Presheva Jonë” kanë ironizuar me këtë.

“Ai përpos që duhet të mësojë shqipen, duke të marrë edhe brekë për ti larë, sepse bregdeti shqiptar është afër, vetëm dy orë”, ka thënë një banor preshevar.

Kurse shqiptaret nga presheva e kane prositur qe para se te vije, ta mesohj gjuhen shqipe se po vjen en Shqiperi dhe te marrin me vete breke per lare, se detin e kemi afer vetem dy ore, ka shkruar agjencia e lajmeve “Presheva Jonë” i vetmi medium ne gjuhen shqipe ne Luginen e Preshevës.

Para se të përrallojë për shtëpi në Preshevë, Shesheli kishte pasur deshirë ta bënte këtë edhe në Prizren, por i dështoi sikur udhëtimi me trenin laraman me ikona ortodokse i cili u ndal në Nish.

“Nuk mund ta blejë shtëpinë në Prizren, sepse ushtria dhe policia jonë nuk e kontrollojnë atë pjesë të territorit. Unë si qytetar i Serbisë nuk mund ta bëjë këtë sepse nuk do të më garantohet siguria. Nga ana tjetër, është e mundshme që të blej shtëpi në Preshevë”, është përgjigjur Sheshel.

Pas ketij lajmi te Sheshelit ne mediat serbe, qytetare, studentë e analiste nga Lugina e Presheves përmes agjencese se lajmeve «Presheva jonë» ju jane pergjigjur liderit serbe: Mire se vjen Sheshel ne Shqiperi. Para se te nisesh kendej merr fjalorin serbisht-shqip ose shko ne kurse ne Isnitutin albanologjik ne Beograd ta mesoje shqipen se ketu jemi shumice shqipare te vyen. Vec kesaj, shqiptaret e Presheves e kane porosite Sheshelit qe të “marrin me vete edhe breke por per larje, se detin tone shqiptar e kemi ketu afer vetem dy ore..”

Sipas tyre Sheshel edhe nese vjen ne Presheve ai eshte ardhacak , sikur edhe tjeret serbe ne Serbi. Nese s’eshte kështu ta pyesin profesorin, historianin serb Rade Mihaljcic i cili ne librin e tij te shtypur nga Instituti për tekstet në Beograd e ka konfrimuar se «serbet ne Presheve dhe Serbi jane ardhacak, kurse shqiptaret autokton.. » («Albanci su starosedeoci a Srbi dosljaci na Balkan!”) transmeton agjencia e lajmeve “Presheva jonë”.

Loading...
Loading...

Shiko poashtu

Politikani gjerman: Pa njohur Kosovën nuk ka BE për Serbinë

Në një intervistë për DW, Peter Beyer, raportues i grupit parlamentar CDU/CSU për Kosovën dhe …

Loading...