Kryefaqja / LAJME / Majko: Kufiri Shqipëri-Kosovë s’do të korrigjohet, por do të hapet

Majko: Kufiri Shqipëri-Kosovë s’do të korrigjohet, por do të hapet

Ministri i Diasporës i Shqipërisë, Pandeli Majko ka thënë sot se kufiri midis Shqipërisë dhe Kosovës nuk do të korrigjohet, por do të hapet për njerëzit dhe bizneset.

Në hapje të aktivitetit “Java me bizneset e diasporës”, Majko ka vlerësuar se shqiptarët janë në ditët më të mira si komb, sepse është kaluar nga mbijetesa në normalitet.

“Sinqerisht duke bërë pak humor, nuk e kisha ndërmend të vija në këtë takim, në qoftë se delegacioni që u drejtua nga zoti Limaj para disa ditësh në Tiranë, ndau përfundimisht që kufiri midis Shqipërisë dhe Kosovës nuk do të korrigjohet, por do të hapet për lëvizjen e lirë të mallrave dhe të njerëzve”, u shpreh Majko, raporton KP.

Ai i ka inkurajuar bizneset nga diaspora që të investojnë kapitalin në Kosovë dhe në gjithë trojet shqiptare.

Loading...
Loading...
Loading...

Shiko poashtu

Shifra mjerimi! Shqiptarët paguhen 10 herë më pak sesa evropianë

Instituti i Statistikave INSTAT ka dalë në përfundimin që një orë pune në Shqipëri kushton …