Kryefaqja / PERSONALITETE / Ismail Qemali – Heroi i Pavarësisë së Shqipërisë

Ismail Qemali – Heroi i Pavarësisë së Shqipërisë

Ismail Bej Vlora, u lind më 24 janar të vitit 1884 në qytetin e Vlorës, në njërën nga familjet e mëdha dhe më të nderuara të Shqipërisë së Jugut si djalë i Mahmut Bej Vlorës dhe Hedije Libohovës. Plaku i urtë, apo siç konsiderohet, themeluesi i Shtetit Shqiptar, vdiq më 24 janar të vitit 1919 në rrethana jo plotësisht të sqaruara në Peruxhia të Italisë. Ishte personaliteti kryesor, lexuesi dhe nënshkruesi i parë i Deklaratës së Pavarësisë së Shqipërisë të shpallur më 28 Nëntor të vitit 1912 në qytetin e Vlorës. Në kryengritjen e Tanzimatit, të vitit 1847 njëri ndër udhëheqësit kryesor të saj ishte Mahmut Bej Vlora, i ati i Ismail Qemalit, i cili për shkak të pjesëmarrjes në kryengritjen e këtij viti, ishte arrestuar nga organet e pushtetit turk, ndërsa familjen e tij e kishin internuar në Selanik. Nga libri “Kujtimet” të Ismail Qemalit, mësojmë se familja e tij në Selanik do të gjente mbështetje të madhe nga konsullata franceze dhe konsulli i saj Eduard Grasset, që kishte pasur miqësi të mëhershme me Mahmut Bej Vlorën dhe familjen e tyre të cilët i kishte njohur qysh në kohën kur kishte punuar si konsull në Janinë.Ismail Qemali, në kohën kur familja e tij u internua në Selanik, ishte në moshën e shkollimit fillor, prandaj një pjesë të shkollës fillore ai do ta kryente në Selanik, kurse pas lirimit të të atit, në vitin 1851, edhe ai me familjen do të ktheheshin në Vlorë ku do të përfundonte pjesën e mbetur të shkollimit fillor.

Mahmut bej Vlora luftëtar dhe patriot
Përveç kulturës së tij të gjerë dhe njohjes së disa gjuhëve, Mahmut Bej Vlora, ishte edhe patriot i flakët dhe luftëtar i rreptë, kur viheshin në rrezik trojet e të parëve të tij, në Shqipërinë e Jugut, nga pushtuesit grek. Kështu që ai vetëm tri vjet pas kthimit nga internimi, që në vitin 1854, do t’i tregonte aftësitë e tij edhe njëherë në artin luftarak, si dhe do të dëshmonte trimërinë e një atdhetari të denjë shqiptar edhe në fushëbetejë, se si luftohet kundër një pushtuesi të pa skrupull siç ishin andartët grekë. Ishte koha kur zhvilloheshin luftimet ruso-turke dhe andartët grekë, duke dashur të përfitojnë nga situata e krijuar, nën udhëheqjen e gjeneralit Theodor Grivas, kishin filluar pushtimin e tokave shqiptare të Çamërisë. Ndaj, komandant i trupave perandorake për zmbrapsjen e ushtrisë okupuese greke ishte caktuar Fuad Pasha, i cili në përbërjen e forcave të tij luftarake për përzënien e trupave greke nga territoret e pushtuara shqiptare kishte edhe babain e Ismail Qemalit, Mahmut Bej Vlorën me bashkëluftëtarët e tij. Derisa gjenerali grek Theodor Grivas, me andartët e tij, ishin fortifikuar në Meçovë, fortifikatë e cila konsiderohej si vend i pakapshëm, sulmet e luftëtarëve shqiptarë të udhëhequr nga Mahmut Bej Vlora, e kishin detyruar gjeneralin pushtues grek që bashkë me falangat e tij të ikte me turp, jo vetëm nga Meçova, por të tërhiqej nga i gjithë rajoni i pushtuar shqiptar, për çlirimin e të cilit, Fuad Pasha e kishte dekoruar Mahmut Bej Vlorën me një gradë të lartë ushtarake dhe në shenjë respekti për trimërinë e treguar, i kishte dhuruar atij edhe një shpatë nderi. (Nga “Kujtimet” e Ismail Qemalit).

Loading...
Loading...
Loading...

Shiko poashtu

A. Qeriqi: Në Drenicë radhiten gjashtë ndër personalitetet më të rëndësishëm të kombit shqiptar

Milush  Kopiliqi, Hasan Prishtina, Azem Galica, Shote Galica, Shaban Palluzha & Adem Jashari. Në Drenicë …

Leave a Reply