Kryefaqja / TË NDRYSHME / Die Welt u tregon gjermanëve gjërat që nuk i dijnë për shqiptarët

Die Welt u tregon gjermanëve gjërat që nuk i dijnë për shqiptarët

Prestigjiozja gjermane Die Welt ka shkruar një reportazhë të gjatë për vendin e Shqiponjave, që si hyrje fillon me rezymenë e historisë së Shqipërisë.

“Jo më kot Papa Francesku zgjodhi Shqipërinë për vizitën e tij të parë në Evropë. Apostoli Paul duhet të ketë bërë misionin e tij kishtar në vendin e vogël ballkanik, gjë që ktheu popullin e atyshëm në të krishterë. 500 vjet më parë evropianët i lanë në baltë shqiptarët në luftën kundër turqve.

Rezultati: Në 1479 vendi u pushtua tërësisht nga osmanët dhe në 1912 shumica e tyre ishin muslimanë,” shkruan fillimisht Die Welt. Më pas ndalet te rruga e pavarësisë dhe citon Papën për “harmoninë shembullore mes feve që mbizotëron shqiptarët”.

New York Time dhe “Places to go”-Liste

Në vitin 2014 amerikanja New York Times përpiloi listën e vendeve për t’u vizituar patjetër nga turistët. Në të përfshihen Shqipëria me 14 Parqe Natyrore me gjurmë romake, dy qytete të mbrojtura nga UNESCO, Gjirokastra dhe Berati si dhe riviera e bukur shqiptare.

“Pjesë skurile e historisë shqiptare janë edhe rreth 30 burrnesha shqiptare, gra që nuk martohen dhe zëvendësojnë rolin e burrave sipas Besës shqiptare,”.

Më pas përmendet Mali i Shenjtë i Tomorit (2415 metra) që gjatë verës ka festa për Bektashinjtë shqiptarë, shtigjet e bukura malore në trekëndëshin kufitar Shqipëri-Kosovë-Mali i Zi që të rikujtojnë romanet e shkrimtarit gjerman Karl May, si dhe ndalet te Lazarati me buxhetin rreth dyherë më të madh se Shqipëria – 4.5 miliardë euro nga droga.

“Lazarati ishte i tillë deri në 2015 kur ushtria bastisi fshatin 2200 banorësh, nga ku të arrestuar mbetën 300 persona,” shkruan më tej Die Welt.

Citatet e shqiptarëve, Lufta për Nënë Terezën

“Nga gjaku jam shqiptare, me nënshtetësi indiane, me besim katolike, ndërsa unë i takoj gjithë botës,” është shprehja e famshme e Nënë Terezës (1910–1997).

Sot për të luftojnë katër shtete, India ku kaloi pjesën më të madhe të jetës, Maqedonia si vendlindja e saj (Shkup), Kosova si prejardhja e familjes së saj nga nëna, si dhe Shqipëria, vendlindja e babait të saj.

Megjithatë aeroporti i Tiranës quhet Nënë Tereza dhe shenjtërimi i saj 19 tetor është shpallur si ditë feste te shqiptarët./botasot

Loading...
Loading...

Shiko poashtu

Enciklopedia angleze çmend serbët dhe grekët: Shqiptarët më të vjetër në Evropën Juglindore

Në një koleksion antikuaresh disa vite më parë studiuesi Shyqyri Nimani hasi në një botim …

Loading...