Kryefaqja / TË NDRYSHME / Emigranti shqiptar pastron vullnetarisht muzeun e Krujës

Emigranti shqiptar pastron vullnetarisht muzeun e Krujës

Jo të gjithë e bëjnë, por rasti i Kastriot Shetës është jo vetëm për t’u përshëndetur, por edhe për t’u marrë shembull.

Ai ka ikur nga Shqipëria në vitin 1993, ku r emigroi në Itali ku edhe punon në pastrimin me lëndë kimike të godinave dhe veprave të artit.

Dy muaj më parë ai kishte premtuar se do të pastronte në mënyrë vullnetare ambientet e muzeut të Krujës. Dhe e ka mbajtur fjalën.

Ai ka arritur të sigurojë vetë, në mënyrë vullnetare dhe të pavarur, gjithë solucionet dhe lëndët e nevojshme kimike, e me to, më pas ka nisur punën për t’i dhënë sërish jetë muzeut të Krujës.

Ndryshimi para dhe pas pastrimit është lehtësisht i dukshëm. Tashmë gjithçka shndrin!

“Mirëdita! Quhem Kastriot Kol Shkreta, vij nga fshati Derven dhe jam i emigruar në Itali që nga viti 1993. Merrem me pastrime kimike të llojeve të ndryshme. Kur erdha në Kalanë e Krujës, pashë një ambjent të bukur si brenda dhe jashtë. Ndaj më erdhi një ide për të bërë një pastrim kimik të shkallëve të Muzeut. Ishte një kënaqësi për mua që Muzeu pranoi të bëhej diçka e tillë, dhe u realizua. Është një gjest i vogël, por gjestet as nuk blihen,as nuk shiten. E kemi bërë me gjithë zemër. Përshëndesim gjithë popullin e Krujës.”

Gepostet von PrevezaPress am Freitag, 19. Oktober 2018

Loading...
Loading...

Shiko poashtu

Enciklopedia angleze çmend serbët dhe grekët: Shqiptarët më të vjetër në Evropën Juglindore

Në një koleksion antikuaresh disa vite më parë studiuesi Shyqyri Nimani hasi në një botim …

Loading...