Kryefaqja / TË NDRYSHME / Gjendet në Athinë dyfeku prej floriri i Ali Pashë Tepelenës

Gjendet në Athinë dyfeku prej floriri i Ali Pashë Tepelenës

Mediat në Greqi shkruajnë se është gjetur dyfeku mbi 200-vjeçar i Ali Pashë Tepelenës, themeluesit të Pashallëkut të Janinës.

Dyfeku, i cili është i punuar me ar dhe argjend, daton në vitin 1804, kur Ali Pashë Tepelena ishte 64 vjeç.

Mediat greke shkruajnë se dyfekun e kishte një familje e vjetër nga Janina, e cila u zhvendos në Athinë në vitet ’30-të.

Por vetëm kohët e fundit është bërë me dije se dyfeku i përkiste Ali Pashë Tepelënës. Momentalisht, dyfeku i Ali Pashës gjendet në Muzeun Historik të Athinës.

Sipas drejtorit të Muzeut të Janinës, Fotis Rapakousis, po bëhen gati të gjitha procedurat që dyfeku i Ali Pashës të dërgohet në shtëpinë e tij muze në ishullin e Liqenit të Janinës.

Familja greke që kishte dyfekun e Ali Pashës, ka patur lidhje të ngushta me pashain e Janinës. Dyfeku do të dërgohet para 24 nëntorit në shtëpinë muze të Ali Pashës, aty ku ai u vra më 24 janar të vitit 1822.

Më 24 nëntor, do të mbahet edhe ceremonia e rastit për sjelljen e dyfekut të Ali Pashës në Shtëpinë e tij Muze në ishullin e Liqenit të Janinës.

Loading...
Loading...

Shiko poashtu

Enciklopedia angleze çmend serbët dhe grekët: Shqiptarët më të vjetër në Evropën Juglindore

Në një koleksion antikuaresh disa vite më parë studiuesi Shyqyri Nimani hasi në një botim …

Loading...