Kryefaqja / LAJME / Beyer: Serbia s’ka shansë të futet në BE pa e njohur Kosovën

Beyer: Serbia s’ka shansë të futet në BE pa e njohur Kosovën

Deputeti i parlamentit gjerman, Peter Beyer, njëherësh anëtar i partisë CDU të kancelares, Angela Merkel, ka pohuar se marrëveshja finale e dialogut Kosovë-Serbi, do të përfundojë me njohjen e Kosovës.

“Në fund të këtij procesi Serbia duhet ta njohë Kosovën si shtet të pavarur dhe Kosova mund të bëhet anëtare e OKB-së. Është shumë e qarte, s’ka asgjë të re këtu, qëndrimi gjerman është që para se Serbia të bëhet anëtare e BE-së duhet ta pranojë Kosovën, edhe de facto edhe de jure”.

“Gjermania ka qenë ndër shtetet e para që ka njohur pavarësinë e Kosovës dhe qëndrojmë prapa këtij vendimi”.

Deputeti gjerman në një intervistë ekskluzive në Info Magazine në Klan Kosova, theksoi se kancelarja gjermane, Angela Merkel, ka interesim për Ballkanin Perëndimor.

Loading...
Loading...

Shiko poashtu

Kryeministri kanadez: Rusia nuk është e mirëpritur në G7

Kanada nuk e mbështet kthimin e Rusisë në Samitin e G7, , të propozuar nga …

Loading...