Kryefaqja / LAJME / Ambasadori i SHBA-së në Beograd rithekson: KOSOVA ËSHTË SHTET SOVRAN

Ambasadori i SHBA-së në Beograd rithekson: KOSOVA ËSHTË SHTET SOVRAN

Ambasadori i SHBA-së në Beograd, Kyle Scott, komentoi deklaratën e tij se Kosova është një shtet që shkaktoi reagime në Serbi.

Ai u tha sot gazetarëve në Beograd se ky është një qëndrim i mirënjohur i SHBA-së dhe se nuk kishte parë ndonjë gjë të diskutueshme në atë deklaratë.

Diplomati amerikan nuk beson se deklarata e tij do të ndikojë në marrëdhëniet e mira midis Beogradit dhe Uashingtonit

Ndryshe, kah mesi i këtij muajit, ambasadori Scott deklaroi se Qeveria e Kosovës nuk është e ashtuquajtura Qeveria e Kosovës, por shtet i pavarur dhe sovran, me përfaqësuesit e tij të zgjedhur.

Loading...
Loading...

Shiko poashtu

Kryeministri kanadez: Rusia nuk është e mirëpritur në G7

Kanada nuk e mbështet kthimin e Rusisë në Samitin e G7, , të propozuar nga …

Loading...