Kryefaqja / LAJME / SPORT / Xherdan Shaqiri “çmend” serbët e Crvena Zvezdës në Champions League

Xherdan Shaqiri “çmend” serbët e Crvena Zvezdës në Champions League

Xherdan Shaqiri është duke shkëlqyer me Liverpool në Ligën e Kampionëve. Futbollisti me orgjinë shqiptare, u besua si titullar sonte nga Jurgen Clopp, në sfidën e Liverpool kundër Crvena Zvezdës.

Në minutën e 45` të ndeshjes, Shaqiri u bë protagonist, pasi dha asistin e golit të dytë për Liverpool, që dyfishoi me Salah. Shaqiri merr një pas nga jashtë zone dhe menjëherë e shërben te Salah, që ndodhet afër portës kundërshtare. Futbollisti egjiptian dërgon topin në rrjetë, duke i çuar shifrat në 2-0 kundër skuadrës serbe.

Sakaq goli i parë për Liverpool u shënua nga Firmino në minutën e 20` të takimit. Në rast se sfida mbyllet me fitoren e Liverpool, skaudra e Jurgen Clopp shkon kuotën e 6-të pikëve në renditje.

Sakaq asisti i Xherdan Shaqirit për golin e dytë, duhet të ketë tërbuar jo pak serbët. Tifozët e kanë kontestuar dhe sulmuar jo pak futbollistin me orgjinë shqiptare, që luan për Liverpool dhe përfaqësuesen e Zvicrës.

Loading...
Loading...

Shiko poashtu

Distria Krasniqi fiton medaljen e bronztë në Grand Prixin e Hagës, mposht kinezen brenda 20 sekondave

Xhudistja jonë, Distria Krasniqi ka arritur të fitojë medaljen e bronztë me anë të repesazhit …

Loading...