Kryefaqja / LAJME / SPORT / E pret “Ferri” i Beogradit, Xherdan Shaqiri është gati…

E pret “Ferri” i Beogradit, Xherdan Shaqiri është gati…

Xherdan Shaqiri nuk shqetësohet për faktin që aid he Liverpool, pas dy javësh do të ndeshen në Serbi me Yllin e Kuq të Beogradit dhe as nuk trembet nga kërcënimet direkte, apo edhe atë të tërthorta, nga tifozët serbë, sikurse dhe nga presioni i stafit të ekipit kundërshtar. Futbollisti me kombësi shqiptare shkaktoi një stuhi të vërtetë gjatë verës, kur ai dhe shqiptari tjetër i Zvicrës, Granit Xhaka festuan fitoren ndaj Serbisë në Kupën e Botës duke bërë shenjën e shqiponjës.

Dyshja u gjobit asaj kohe me shumën e 10,000 frangave, ndonëse rrezikuan të nxisnin një tension të lartë politik, për shkak të historisë. Për ndeshjen e të mërkurës të luajtur në “Anfield Road”, tifozët e Yllit të Kuq të Beogradit ishin të dënuar të mos asistonin në disfatën e ekipit të tyre të zemrës me rezultatin 4-0, por disa vërshëllima e kontestime dëgjoheshin sa herë që Shaqiri prekte topin, duke lënë të kuptohet se disa tifozë serbë kishin mundur të depërtonin në stadium. Por ajo nuk ishte absolutisht asgjë krahasuar me atë që do të jetë pritja e serbëve për Shaqirin në Beograd. Gjithsesi, Shaqiri nuk do të kërkojë të qëndrojë në shtëpi.

“U përballa me këtë gjë që në Kupën e Botës, prandaj e di se mund ta përballoj pa problem. Sapo pashë disa artikuj gazetash, me një futbollist që thonte diçka. Nuk më bëhet vonë për atë që thonë njerëzit. Unë shkoj atje vetëm për të luajtur një ndeshje futbolli. Nuk bëhet fjalë për politikë, por për futboll. Nuk shqetësohem për asgjë dhe shkoj të luaj futboll”, deklaroi Shaqiri. Pikërisht të përballej me Yllin e Kuq nuk ndikoi aspak te niveli i performancës së Shaqirit, me mesfushorin që krijoi moment jashtëzakonisht kualitative në ndërtimin e dy golave të parë, madje duke merituar edhe oveacionet e publikut në momentin e zëvendësimit.

Loading...
Loading...

Shiko poashtu

Distria Krasniqi fiton medaljen e bronztë në Grand Prixin e Hagës, mposht kinezen brenda 20 sekondave

Xhudistja jonë, Distria Krasniqi ka arritur të fitojë medaljen e bronztë me anë të repesazhit …

Loading...