Kryefaqja / LAJME / SPORT / Distria Krasniqi fiton medaljen e argjendtë në Abu Dhabi

Distria Krasniqi fiton medaljen e argjendtë në Abu Dhabi

22 vjeçarja nga Kosova është dashur të pajtohet me medaljen e argjendtë në Abu Dhabi, pasi është mundur me Ippon në finale nga garuesja nga Mongolia, Urantsetseg Munkhbat, në kategorinë deri në 48 kilogramë.

Krasniqi në këtë Grand Slam të respektuar pati paraqitje të mirë duke arritur deri në finale ku eliminoi garuese të njohura në botën e xhudos.

Vlen të ceket se në gjysmëfinale, Distria ka mundur kampionen olimpike të ‘Rio 2016’, xhudisten nga Argjentina Paula Pareto.

Vlen të ceket se Kosova në finale ndodhet edhe në dy kategori, atë 52 kilogramë me Majlinda Kelmendin dhe në 57 kilogramë me Nora Gjakovën./Lajmi.net/

Loading...
Loading...

Shiko poashtu

Distria Krasniqi fiton medaljen e bronztë në Grand Prixin e Hagës, mposht kinezen brenda 20 sekondave

Xhudistja jonë, Distria Krasniqi ka arritur të fitojë medaljen e bronztë me anë të repesazhit …

Loading...