Kryefaqja / HISTORI / Zanafilla ilire e flamurit më të bukur në botë

Zanafilla ilire e flamurit më të bukur në botë

Flamuri shqiptar është simboli i shqiptarëve kudo ku janë. Ai është kthyer në një emblemë të dashurisë për kombin, një dashuri dhe krenari vetëidentifikuese. Në mënyrë të veçantë është kthyer në modë dhe në të gjitha manifestimet kombëtare, festa, ndeshje futbolli shpaloset i bukur dhe krenar.

Dhe pa dyshim ai është simboli kryesor i të gjithë politikanëve. Betimi përpara flamurit përbën aktin më solemn dhe që ngjall emocione të jashtëzakonshme.

Po cila është zanafilla dhe historia e këtij flamuri që i shtyu kaq shumë patriotë të japin jetën për të, që i shtyu shumë heronj të sakrifikojnë gjithçka që ai të valëvitej i lirë në truallin shqiptar. Një ëndërr e madhe gjeneratash dhe krenarie.

Flamuri më i vjetër shqiptar ka qenë ai i Kostandinit. Siç dihet iliri i famshëm krijoi perandorinë e Kostandinopojës. Pas përdorimit të flamurit të Kostandinit me shqiponjë ai u përhap në gjithë Ballkanin. U përdor nga Skënderbeu për të treguar se ai e kishte origjinën para vendosjes së osmanëve në truallin shqiptar, për të ardhur në rrjedhat e historisë i ndryshuar në aspekt, por gjithmonë i bukur dhe krenari e shqiptarëve.

Ajo që dallon në flamurin tone është shqiponja.

Sipas profesor Kasem Biçakut në historinë e lashtë ka qenë shumë i përhapur totemizmi. Që nuk ishte gjë tjetër veç adhurimi ndaj kafshëve dhe shpendëve, duke i konsideruar ato si perëndi. Luani dhe shqiponja janë konsideruar si bashkëudhëtare e perëndive dhe vetë perëndi. Ndaj në të gjitha heraldikat e lashta këto dy simbole janë përdorur më tepër.

Sipas profesor Biçakut shqiponja dy krenare është përdorur për herë të parë nga perandori iliro shqiptar, Kostandini. Duke qenë se ai krijoi dy qendra administrative Romën dhe Kostandinopojën, shqiponja kishte dy kokë se simbolizonte këto dy kryeqendra të botës së atëhershme.

Pra ilirët do të përcaktojnë heraldikat e Ballkanit. Kur në pushtet erdhi Justiniani I, u bë bashkimi i dy kishave dhe si simbol i përbashkët kishtar u bë shqiponja dy krenore, ndaj atë e gjejmë si simbol nëpër kishat mesjetare të Shqipërisë dhe Ballkanit.

Profesor Biçaku thekson se dhe në heraldikat e famshme të principatave të Mesjetës, shqiponjën e përdorën familjet sundimtare shqiptare si Kastriotët, Arianitët, Muzakajt, Topiajt, Gjurashët, etj sepse ata ishin pasardhëse të ilirëve.

Në rrjedhat e kohës flamuri do merrte elemente të ndryshme ku ndikuan ndryshimet qeveritare, partiake, lokale etj. Ai do të standartizohej vetëm më 28 Nëntor 1912 kur u krijua Qeveria e parë shqiptare. /konica.al

Loading...
Loading...

Shiko poashtu

Marrëveshja Turko-Jugosllave 1938: Sa para i’a jepte Serbia Turqisë për dëbimin e shqiptarëve

Në vitin 1938 qeveria e mbretërisë jugosllave ka nënshkruar një konventë me qeverinë e Republikës …

Loading...